1.Mos i shfryni kot hundët, kur nuk keni gjë për të nxjerrë. Përndryshe veçse do ta përkeqësoni gjendjen. Mund të duket e pakuptimtë, por në realitet do të ndihesh më mirë nëse do të përdorësh facoletat sa më pak.
2.Përveç ilaçeve që mund t’ju rekomandojnë në farmaci, nga ana tjetër përdorni ndoshta edhe një sprai për hundët, që është thjesht një ujë me kripë (pa ilaçe), që shoqërohet me një aplikues sa më të lehtë për përdorim në hundë. Ky ujë do të lehtësojë ndezjen e hundës, përveçse do të nxjerrë mukozën dhe bakteret. Përdore këtë 2-3 herë në ditë.
3.Tjetër metodë më e njohur është edhe ajo e një govate me ujë të nxehtë dhe peshqiri në kokën tuaj që nuk e lë avullin të shkojë në vend tjetër, përveçse në fytyrë e hundë. Lagështia dhe avulli do t’ju ndihmojnë për të marrë frymë më lirshëm.
4.Gjithashtu, kompresa me ujë të nxehtë në hundë mund të jetë një zgjidhje. Vendose leckën e lagur me ujë sa më të nxehtë (derisa e duron) në hundë, duke lënë të lira vetëm dy vrimat e frymëmarrjes. Lage sërish me ujë të nxehtë leckën, kur të fillojë të ftohet. Mund të jenë të nevojshme disa kompresa, për të filluar ndierjen e përmirësimit të situatës.
5.Pirja e shumë lëngjeve të ngrohta do të të ndihmojë shumë, për të shthurur mukozën nga hunda juaj. Hidratimi i organizmit, gjithashtu do të lehtësojë irritimin e rrugëve hundore.