Gripi mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin publik dhe në ekonomi. Në vendet e zhvilluara, epidemitë mund të rezultojnë në nivele të larta të mungesave të punonjësve dhe të rënies së produktivitetit.
Në shumë komunitete, klinikat dhe spitalet mund të hasin probleme kur mbi popullohen nga një numër i madh pacientësh gjatë periudhave të pikut të sëmundjeve. Me kalimin e moshës, çdokush mëson se si të marrë masa mbrojtëse ndaj të ftohtit, apo viruseve të ndryshme gripale të stinës. Një nga këto masa mbrojtëse është larja e vazhdueshme dhe e shpeshtë e duarve dhe mbi të gjitha mosprekja e hundës, sidomos në publik. Kjo, sepse gishtat mund të ndoten lehtësisht nga viruset dhe t’i transmetojnë ato po lehtësisht nga një person te tjetri.
Kur sapo ke marrë në duar ndonjë virus dhe prek hundën, atëherë nis infektimi që kalon shumë shpejt edhe në zonën e syve. Larja e herëpashershme e duarve mund të shmangë deri në një shkallë të caktuar përhapjen e viruseve brenda familjes. Shpesh mendojmë që në raste të tilla nuk mund t’i puthim njerëzit e dashur. Në fakt të puthësh nuk ka asgjë të keqe, vetëm se menjëherë më pas duhen larë duart. Virusi “udhëton” në rrugët e frymëmarrjes dhe vendoset në fund të grykës. Vetëm nëse keni një kollë të keqe dhe mukoza atëherë mund të ekzistojë rreziku i transmetimit të virusit përmes puthjes.
Burrat dhe gratë, reagime të ndryshme ndaj të ftohtit
Në fakt, nuk ka ndonjë provë konkrete dhe të saktë që të nxjerrë në pah ndonjë ndryshueshmëri të madhe mes gjinive në mënyrën e marrjes së viruseve, ose për sa i përket reagimit ndaj infeksioneve.
Por është fakt se sistemet imune janë të ndryshme. Ai i grave është më i fortë, sepse një gruaje i duhet mbështetje shtesë për të përballuar shtatzëninë. Kjo mund t’i bëjë sistemet imunitare të femrave më tolerante.
Ndërkohë që shumë persona shërohen nga gripi, shumë tjerë kanë nevojë për trajtim mjekësor në spitale dhe shumë të tjerë humbin jetën çdo vit nga kjo sëmundje.
Stina e dimrit është stina në të cilën shfaqjet e virozave të ftohjes dhe gripit janë më të shpeshta dhe na vijnë rrotull të gjithëve. Arsyeja nuk është vetëm temperaturat e ulëta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Konsumi i rregullt i disa ushqimeve na ndihmon të rrisim forcën e trupit për të luftuar patogjenet sezonale. Këto ushqime janë të pasura në minerale, vitamina dhe fitokimikate të cilat ndihmojnë eliminimin e mikrobeve, forcojne imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.
Spërkatës hunde kundër të gjitha viruseve të gripit
Një lloj vaksimi i ri përmes spërkatjes së hundës do të mbrojë nga llojet e mundshme të viruseve të gripit – dhe me këtë do t’u shmanget zhvillimit të vaksinave të përshtatura ndaj varianteve të veçanta të këtij virusi të cilat deri tani kanë gllabëruar shumë kohë. Shkencëtarët e Universitetit Gent në Belgjikë kanë zbuluar një procedim të ri, i cili do ta mbronte njeriun tërë jetës nga viruset e gripit – edhe nga gripi i shpendëve.
Vaksina e virologjistëve belgjianë vepron ndaj një proteine, e cila është e njëjtë në të gjitha viruset e gripave dhe që nuk ndryshon. Kjo shpjegon efektin e përgjithshëm dhe të gjithëjetshëm. Sot për sot duhet të zhvillohet kundër virusit të gripit çdo vit një vaksinë e re, pasi që proteinat të cilat janë vënë në pikëshënjestër tani ndryshohen. Pas rreth pesë vjetësh vaksina duhet të jetë zhvilluar dhe sprovuar aq sa të nisë prodhimi i saj.
Si të parandalojme sëmundjet virale të dimrit:
Duke konsumuar ushqime të tilla si farat e susamit, selino, fasule, bajame, fara luledielli dhe kungulli, kakao, peshk etj), mund të ndodhin mrekullira në organizmin tonë si pasojë e përmbajtjes së larte të mineraleve dhe mbi të gjitha zinkut. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, anti-mykotike dhe forcon imunitetin kundër sëmundjeve sezonale. Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit. Burim natyror i zinkut janë gjithashtu sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.
Forconi oraganizmin me “super-ushqime”
Perimet si karotat brokoli, qepët, hudhrat, lakra, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë një mbrojtje më të madhe gjatë stinës së dimrit. Sekreti qëndron edhe tek mënyra e gatimit të tyre. Duke i ngrënë sa më pak të gatuara, në avull ose dhe të gjalla do të përfitonit maksimumin e vlerave të tyre ushqyese.
•Nga frutat konsumoni limonat, portokallet, qitrot dhe bananet
•Per gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhenxhefili, curry dhe kanella.
•Pijet që forcojnë mbrojtjen ndaj sëmundjeve
Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose caj ndihmon në ekuilibrimin e ph-ashit në gjak.
•Pini shumë ujë për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë.
•Vitamina D njihet për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime megjithate kërpudhat përmbajnë sasi të kënaqshme.
Disa receta shtëpie për të qetësuar simptomat e ftohjes dhe gripit
•Mjaltë me limon: Një lugë mjaltë është përdorur ndër shekuj për të qetësuar fytin e acaruar. Duke i shtuar dhe një gjysëm limoni të shtrydhur ndihmon në shpërbërjen e mukozës në grykë.
•Avuj kamomili: Jo vetëm çaji i kamomilit por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Caji i kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.
•Caji i mentes ul temperaturën e lartë: gjethet e mentes mund të hidhen në ujë të ngrohtë. Ky lloj çaji ndihmon edhe për pastrimin e sinuseve.
•Caj xhenxhefili: Xhenxhefili është një bimë aziatike dhe sot mund të gjendet lehtë edhe në tregun shqiptar.
•Kosi pa sheqer: Kosi është një probiotik (mikro-organizma që përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin e aparatit tonë tretës). Në mjekësi ka shumë zëra që mbështesin teorinë se imuniteti dhe shëndeti fillon nga zorra! Duke pasur një aparat tretës të shëndetshëm është shumë e vështirë të mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme që na vijnë rrotull në stinën e dimrit.
Ushqimet që duhen evituar gjatë ekspozimit ndaj viruseve:
•Është thënë dhe më parë se armiku kryesor i sistemit tonë imunitar duket se është sheqeri! Eshtë mirë të kufizoni sasinë e sheqerit dhe ushqimeve që janë përgatitur me të.
Evitoni yndyrnat dhe ushqimet e përpunuara ato të gatshme e gjysëm të gatshme. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
•Mos neglizhoni respektimin e një regjimi të rregullt për sa i përket jo vetëm ushqimit por edhe fjetjes. Gjumi është një faktor vendimtar në mirëqënien tonë shëndetësore. Gjate orëve te gjumit trupi ynë aktivizon mekanizma të cilët mbajnë funksionin imunitar në formë.
•Ecni më shumë. .
•Kontrolloni stresin sa mundësi të keni
Hudhra kundër infeksioneve sezonale
Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, mjekësia tradicionale kineze sugjeron përdorimin e hudhrës. Në fakt për fuqitë çudibërëse të hudhrës është folur përgjatë historisë ku është besuar se ajo shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin. Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen.
Besohet se hudhra ka fuqinë të ndalë viruset dhe shërben kundër infeksioneve falë një prej përbërësve të saj, alicinës. “Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale”, tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. “Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të “forcojë” sistemin imunitar. Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën.
Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para e.r. shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin.
Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën. Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret.