Testohen në ujë iPhone 6S dhe 6S Plus

Apple sigurisht se nuk i ka lansuar në treg telefonat e rinj që të jenë të pa prekshëm nga uji, por rreziku nga rënia e iPhonit në ujë asnjëherë nuk është diçka e mirë.

Janë testuar telefonat e rinj, iPhone 6S dhe 6S Plus në ujë, kurse pas testeve është mësuar se nuk është dëmtuar asnjëri prej tyre, transmeton Koha.net shkrimin e “Gizmodo.com.

Për një orë telefonat të ndezur janë vendosur në një enë të mbushur me ujë dhe pas një ore, kufjet dhe portet e dritës nuk kanë qenë të dëmtuara, por as pjesët e tjera. Kjo, për shkak të hidroizolimit të aplikuar në këta dy telefona të rinj.

Natyrisht, kjo provë nuk është bërë nga shkencëtarët, prandaj nuk duhet të provoni që të bëni të njëjtën gjë edhe ju.

Artikulli paraprakDëshmia e një refugjati sirian: si na shpëtoi një polic shqiptar
Artikulli vijuesCasillas portieri më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve