Si të printoni nga një pajisje mobile me Google Cloud Print

Fakti që jeni duke përdorur një smartfon apo tablet për të aksesuar informacione nuk do te thotë se nuk mund të printoni materiale.

Përmes disa hapave të thjeshtë mund të aktivizoni Google Cloud Print për të printuar pothuajse nga çdo pajisje mobile.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të uleni në kompjuterin tuaj desktop apo laptopin tuaj, që janë të lidhur me një printer.

Hyni në llogarinë tuaj Google dhe më pas shkoni tek Cloud Print page për të përcaktuar printerat dhe pajisjet mobile që përputhen me preferencat tuaja.

Më pas, tek pajisja juaj Android shkoni në Google Play dhe shkarkoni Cloud Print. Është një aplikacion pa pagesë (për përdoruesit e iOS ka gjithashtu një aplikacion – për më tepër shihni videon më poshtë).

Sapo të hyni në Cloud Print, mund të hapni diçka në Google Drive, Dropbox, Google Calendar, apo edheemail dhe t’ia dërgoni printerit që është lidhur me desktopin apo laptopin tuaj.

Nëse doni të printoni një uebfaqe, është shumë e thjeshtë: shkoni tek faqja, klikoni “Share”, dhe dërgojeni në Cloud Print.

Do të shihni se sapo të shkoni tek printeri, dokumentin do ta keni gati. (PCWorld

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/ZpYedNuCJ5c” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprak8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012
Artikulli vijuesFenomeni “mobile malware” do të përkeqësohet në vitin 2013