Të gjithë duam të respektohemi prej të tjerëve, por respekti fitohet, e madje me mund. Nëse dëshiron të kesh sukses dhe të mësosh të fitosh respektin e të tjerëve, duhet të impenjohesh shumë. Ja ç’duhet të keni parasysh:
1. Tregohuni sa më të sinqertë, pasi nëse personat e tjerë kuptojnë që flet me zemër, se beson atë që thua dhe bën, do të dinë të të japin respektin që meriton. Mëso të kultivosh sinqeritetin në grupin e miqve, në punë, në shkollë dhe në çfarëdo fushe të jetës.
2. Në një bisedë, përpara se të flisni, më mirë dëgjoni. Shumë njerëz mezi presin të flasin. Një dëgjues i mirë, si përfundim, i bën më të interesuar njerëzit për atë që do të nxjerrë nga goja. Nëse dëshiron të fitosh respekt, mëso të dëgjosh dhe të kultivosh reputacionin e dëgjuesit të mirë.
3. Përgëzoji të tjerët, shokë, kolegë, apo thjeshtë të njohur, për punën e tyre. Disa njerëz ndihen xhelozë kur të tjerët kanë sukses. Nëse dëshiron të respektohesh, mëso të njohësh madhështinë e të tjerëve (qoftë për cilësitë, apo pamjen e jashtme) dhe ta vlerësosh atë me sinqeritet.
4. Kërkon t’i shfaqësh ngushëllim të tjerëve në momentet e vështira. Kjo cilësi është shumë e rëndësishme për t’u respektuar nga të tjerët. Tregohu i ngrohtë me njerëzit që i sheh se mund të jenë në vuajtje, apo në situata jo të mira.
5. Bëj atë që premton, pasi askush nuk i respekton njerëzit që bëjnë të kundërtën e asaj që thonë.
6. Mbani kontaktet me njerëzit. Herët a vonë, të gjithë kanë nevojë për një favor, por është shenjë respekti të jesh në kontakt me miqtë e tu, kolegë e familjarë, edhe kur nuk duhet të kërkosh asgjë. Pastaj, me shumë vlerë do të ishte edhe po të bënit diçka më shumë për të tjerët, sesa u detyrohesh realisht.