Si të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se pa trysninë e SHBA dhe BE Serbia nuk heq dorë nga synimi që të mbajë peng Kosovën nëpërmjet veriut të saj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se qeveria duhet të sqarojë marrëveshjet me Serbinë, meqë ato po nxisin mëdyshje. Ai tha se çështja e veriut të Kosovës nuk mund të zgjidhte pa trysninë e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe Bashkimit Evropian mbi Serbinë e cila synon të mbajë peng Kosovën nëpërmjet veriut të saj. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zoti Mustafa tha se reforma kushtetuese varet nga respektimi i marrëveshjes që solli në krye të vendit presidenten Atifete Jahjaga./voa

Artikulli paraprakNacionalizmi lojë e rrezikshme, SHBA nuk mbështet ndryshimin e kufijve
Artikulli vijuesManovrat iraniane “Velajet 91”, testohen raketat Cruise “Naser” dhe "Rad"