Si t’i jepi fund njëherë e përgjithmonë frymës së keqe të gojës!

Shumë prej nesh e kanë, shumë të tjerë e kanë por nuk e dinë.
Por, si mund të trajtohet?
Frymëmarrja e keqe, është një situatë shumë shqetësuese, e sidomos kur e dimë dhe ndodhemi diku ku nuk mund të bëjmë asgjë për ta “zbuar” atë. Kjo frymë shqetësuese që vjen nga goja, shkaktohet për shumë shkaqe të ndryshme, si baktere të cilat janë grumbulluar në zgavrën e gojës, por dhe nga faktorë të tjerë, siç qepa, urdhra, cigarja, goja e thatë (sidomos kur sapo jemi zgjuar) dhe nga malcim nullesh.

Megjithatë, ekzistojnë shumë mënyra për të luftuar frymën e keqe të gojës, me mënyra natyrale, duke evituar shpëlarjet e gojës me disifektues të ndryshëm, apo duke përdorur “ilaçe” tuajt shtëpiake.
Provoni atëherë, një nga këshillat e mëposhtme dhe jepini gojës tuaj frymën e këndshme që asaj i takon:

1. Shpëlani gojën tuaj me ujë dhe fletë sherbele, mente dhe majdanoz.
2. Livanda, si bimë ka funksion antibakterial, kështu veç frymës së keqe ndihmon në dhimbjet e dhëmbëve dhe të grykës.
3. Farat e kardamit, i japin një ëmbëlsi frymëmarrjes tuaj dhe përdoren në masë për frymëmarrje aromatike.
4. Pini çaj të krijuar nga frat e trigonelës- Fenugreek.
5. Përtypni majdanoz.
6. Disa bimëza që përdoren në gatim, janë përforcues të frymëmarrje. Disa prej tyre janë, karafili, kopër dhe anise. Ju mund t’i mbani disa prej tyre me vete, në një qese të vogël për t’i përtypur sa herë të jetë nevoja.
7. Myrrha është një zgjidhje e shkëlqyer për frymëmarrjen e keqe, ndërkohë ajo përdoret dhe për të shëruar infeksione gojore dhe dhimbje të dhëmbëve.
8. Barëra të freskëta, siç Wintergreen, dhiozmo dhe menta, kanë shije të lehtë dhe njëkohësisht janë kuruese për grykët.
9. Dhe fund, fruta siç, gujava do t’ju ndihmojnë të ulni së tepërmi frymën e keqe të gojës

Artikulli paraprakNuk e ndjeu “dorën” e shtetit
Artikulli vijuesMërgata, fuqi intelektuale