Çdonjëri e din se vjedhja është një akt i shëmtuar, mirëpo kjo nuk është parandalim për ata që e kanë shndërruar në zakon ose biznes. Ekzistojnë metoda të ndryshme të parandalimit të vjedhjes së veturave, në këtë post, do t’i cekim disa nga më të mirat.
Ekzistojnë disa vende ku mund ta parkoni veturën si parkimi në rrugë, në një parking të hapur, në garazhe ose në parkingje nëntokësore. Vendi ideal për parkim është vendi ku ka trafik të shumtë, pa marr parasysh nëse është trafik i këmbësorëve ose i veturave, pra sa më shumë qarkullim të njerëzve aq ma pak mundësi që vetura juaj të vidhet.
Një vjedhësi i përgjigjet kryerja e veprimit duke e lënë situatën të qetë. Nëse vetura juaj ka alarm, atëherë kjo do ta prishte qetësinë në raste të vjedhjes. Vendosja e një alarmi në veturë, do ta trembte vjedhësin potencial.
Një vjedhësi i përgjigjet kryerja e veprimit duke e lënë situatën të qetë. Nëse vetura juaj ka alarm, atëherë kjo do ta prishte qetësinë në raste të vjedhjes. Vendosja e një alarmi në veturë, do ta trembte vjedhësin potencial.
Shpesh ajo çfarë e atrakton një vjedhës nuk është thjeshtë vetura, por ajo çfarë ka në te.
Si rrjedhojë, porosia është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë: MOS LENI GJËRA TË ÇMUARA NË VETURË, NËSE JU NUK JENI NË TE. Kjo është edhe një nga arsyet më të shpeshta të vjedhjeve, madje edhe një radio e mirë është shpesh një shkas.
Dhe në rast se ndodhë e keqja, pra vjedhja, atëherë duhet të shpejtohet të lajmërohet policia dhe të shënohet një raport i detajuar. Për arsye se policia kërkon që të përshkruhen gjërat që janë vjedhur, një incizim i veturës për brenda me telefonin tuaj do të ishte i mirëseardhur./VSH