Si ndizet vetura me të shtyer?

0
510

Ka një moment në jetën tuaj, kur ju do të përfundoni me një veturë që nuk do të ndizet. Menyra e mirë është të shtyeni veturën. Kjo metodë është gjithashtu e njohur ndezje ne te shtyer. Më poshtë janë hapat se si të ndizni ne te shtyer makinën tuaj në mënyrë të duhur.
Nëse provni këtë në një makine automatike, atëhere mund ta demtoni gjatë ketij procesi.

Instruksionet
Ajo punon vetëm në manual

Për fat të keq, nëse keni makine me kambio automatike, atëherë ju nuk mund të ndizni në të shtyer makinën tuaj. Kjo punon vetëm për transmisionin manual, pasi që ju duhet fraksioni për ta vënë ndërruesin e shpejtësive në shpejtesi. Nëse provni këtë në një makine automatike, atëhere mund ta demtoni gjatë ketij procesi. Sigurohuni që vetura juaj ka frena dore që funksionon para se të provoni këtë. Frena e dorës do të parandaloj makinën të levizë para se të jeni gati për të ndezur makinën.

Gjeni dike që të shtyj makinen tuaj
Nëse jeni vetëm ju, duhet të gjeni njerëz të tjerë për t’ju ndihmuar që të shtyje makinen. Ju nuk mund ta bëni atë vetëm, sepse do t’ju duhet të shtypni fraksionin që ta lëshoni në mënyrë të suksesshme. Ju duhet të shtyeni makinën deri në një shpejtesi që perfundimisht do të mund të futej në shpejtesi. Kujdesuni që rruga para jush të jetë e lirë, pasi ju mund të merrni një vrull të papritur të shpejtësisë pasi që e keni në shpejtësi.

Sigurohuni që e keni vënë në kontakt
Edhe nëse makina nuk është duke treguar shenja të jetës, vejeni në kontakt makinën.

Vendoseni në shpejtesine e dytë
Pasi të keni çdo gjë në vend, vendoseni në shpejtesinë e dytë, lironi frenin e dorës, ndërsa e mbani te shtypur fraksionin. Filloni shtyerjen. Mbajeni të shtypur fraksionin gjatë levizjes së makines.

Perserisni hapat e mesipërm, deri sa të ndizet
Ndezja në të shtyer mund të mos jetë efektive në tentimin e parë. Nëse nuk është, atëherë mund të ju duhet ta shpejtoni më shumë makinën në të shtyer. Thjesht ngrijeni frenin e dorës dhe përserisni hapat e mesipërm, deri sa të ndizet./Qyshme