Si t’ia filloj për herë të parë faljen e namazit të xhumasë!

Së pari ju përgëzoj për tejkalimin e komplekseve të kota që janë cytje e hapur e krijesës së mallkuar e cila mundohet të vë qindra barriera me qëllim që të mos kesh guxim të fillosh me falje që do të ishte një fitore e madhe e jotja e betejës antike : krijesë e bekuar – njeri dhe krijesë e mallkuar – djall.

Mos bëjë panik, mos e le të, të tundoj ai i larguari nga Mëshira Hyjnore, ti vetëm sa ke fituar një betejë kur ke filluar të i hedhësh shikim këtij shkrimi.

Kot të thotë se ti nuk i dinë dovët ( lutjet ) … Punë e madhe, ti i mëson vëlla sepse janë shumë lehtë të mësohen.
Mos të mashtroj se janë vakte të namazit, ani pse janë pesë, janë vetëm 7 dovë (lutje) me të cilat mund ti falësh të gjitha namazet.

Ja një adresë e një faqe ku mund të shkarkosh materialin për faljen e namazit www.faljaenamazit.com.

Ti nuk dinë me marrë abdes – nuk është problem fare.

– Askush nuk dinë i lindur
– Vetëm duke e parë dikë mund të mësohesh për një moment
– Mund të ndjekësh udhëzimet në fletushkë se si bëhet marrja e abdesit
– Mund të pastrohesh i tëri me qëllim të faljes .

Asnjë arsye nuk të pengon që të fillosh faljen e namazit, duke filluar prej atij të xhumasë që nesër. Sinqerisht të sugjeroj që nesër ta bësh.
E pse mos ta bësh.
Ti ke qejf të fillosh të falesh.
Herë do kurdo ke pas për ta bërë, atëherë bëje nesër.

Allahu të bekoftë ty, familjen tënde dhe gjithë myslimanët kudo që janë.kohaislame

Artikulli paraprakRusia lejon mbajtjen e shamisë edhe në foto të kartës së ID
Artikulli vijuesIzraeli evakuon me forcë një kamp palestinez nga qendra e një projekti të kolonizimit