Si tua bëjmë të dashur agjërimin atyre që nuk agjërojnë?

Pyetja: Si duhet të sillemi me myslimanët që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit? Cila është metoda më e mire për t’i thirrë ata në agjërim?
 
Përgjigje: Allahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Myslimanët e kanë detyrë dhe obligim të thërrasin në agjërimin e muajit të Ramazanit ata mysliman që nuk agjërojnë dhe tua tërhjeim vërejtjen nga mosagjërimi. Këtë mund ta bëjmë në format që vijojnë:
1. Fillimisht duhet t’i njoftojmë se agjërimi i muajit të Ramazanit është detyre dhe obligim, se agjërimi ka rëndësi të madhe në fenë Islame dhe se është një shtyllë prej shtyllave mbi të cilat ndërtohet feja Islame.
2. Duhet përkujtuar shpërblimin e madh që e fiton agjëruesi, gjë për të cilën na tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
“Ai që agjëron Ramazanin me besim në Allahun dhe duke shpresuar shpërblimin prej Allahut, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Gjithashtu na tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Allahu ka thënë: Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për te. Agjëruesi le epshin dhe ushqimin për Mua. Agjërimi është mburojë. Agjëruesi ka dy gëzime; gëzohet në kohën e iftarit dhe gëzohet kur do të takohet me Zotin e vet. Era e agjëruesit është më e këndshme te Allahu se aroma e miskut”. (Buhariu dhe Muslimi).
3. Duhet tua tregojmë denimin e ashpër që e pret atë q[ nuk agjëron në Ramazan dhe duhet sqaruar se mosagjërimi i muajit të Ramazanit është prej mëkateve të mëdha.
Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani na përcjellin një hadith nga Ebu Umame, i cili na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Duke fjetur më morën dy njerëz, më kapën për sqetulla dhe më dërguan te një kodrinë e vështirë dhe më thanë: ngjitu! Nuk mundem, u thash. Më thanë: ne do ta lehtësojmë. U ngjita në kodër dhe aty dëgjova zëra të zhurmshëm. Thashë: çka janë këto zëra? Këto janë zërat e banorëve të zjarrit. Vazhduam udhëtimin deri sa takuam disa njerëz të lidhur për muskujt e tyre, kurse gojët i kishin të çara, nga të cilat u rridhte gjak. Pyeta: kush janë këta? Më thanë: këta janë ata që e ndërpresin agjërimin para se të vijë koha”. (Shejh Albani e vlerëson këtë hadith si autentik).
Shejh Albani duke e komentuar këtë hadith thotë: “Ky është dënimi për atë që agjëron, mirëpo me qëllim e prish agjërimin para kohës së iftarit. Ç’farë dënimi e pret atë i cili aspak nuk agjëron?!”.
4. Duhet t’i sqarojmë se agjërimi nuk është edhe aq i vështirë. Përkundrazi edhe nëse ka ndonjë vështirësi, ai sjell lumturi, gëzim, kënaqësi dhe qetësi shpirtit tonë. Zemra e agjëruesit është vazhdimisht e rehatshme dhe ndien ëmbëlsi duke realizuar adhurimet, duke lexuar Kuran dhe duke falë namaz nate.
5. Ata që nuk agjërojnë duhet t’i thërrasim që të dëgjojnë ligjërata të ndryshme prej hoxhallarëve të ndryshëm dhe të lexojnë materiale të llojllojshme rreth agjërimit dhe rëndësisë së agjërimit.
6. Nuk duhet t’i lejojmë vetes që të lodhemi dhe mërzitemi nga thirrja e atyre që nuk agjërojnë në agjërim. Përkundrazi, vazhdimisht duhet t’i thërrasim me fjalë të urta dhe të buta, duke u dhënë këshilla të mira dhe duke u lutur sinqerisht për ta që Allahu t’i udhëzojë dhe tua falë.
Allahun e lusim që të na dhuron sukses dhe të na forcojë në rrugën e drejtë! Amin!
 
Sh.P. Për ata që nuk besojnë dhe nuk agjërojnë duhet lërë bisedën rreth agjërimit dhe duhet folur me te rreth besimit në Zot, besimit në fenë Islame dhe dobisë prej zbatimit të rregullave Islame, sepse biseda rreth agjërimit para bisedës rreth besimit nuk do të sjell rezultate të dobishme.
Përktheu: Bekir Halimi
Burimi: http://islamqa.info/ar/ref/50745
 
Artikulli paraprakMikëpritja e muslimanit
Artikulli vijuesShqipëri: Nis faza e parë e ndërtimit të gazsjellësit TAP