SIHRI DHE SHËRIMI I TIJ ME KUR’AN

Bota e sihrit (magjisë) është bote e çudirave ku gërshetohen vërtetësia e fesë dhe bestytnitë, dija dhe aftësia me rnashtrimet (iluzionet), kurse nxitimet dhe stimulimet përputhen me qëllimet dhe synimet. Është botë e maskave të papërballueshme nga jashtë, me tërheqje magjike, kurse në esencën e saj është formë më e zezë dho më e fëlliqur e shërbimit fizik dhe shpirtëror të shejtanit të pandershëm, gjëra që i urren çdo natyrë e shëndoshë njerëzore.

Historia e sihrit është vetëm errësirë. Kjo është ana e errët e njeriut në historinë e shërbimit të shejtanit, mashtrimeve dhe iluzioneve, si mjet për mashtrimin e robërve të Allahut, fundi i së cilës është fundosja nëpër mëkatet e kufrit dhe shirkut, nga e cila nuk ka kthim në rrugën e shpëtimit.

 

 

Një qasje e shkurtër për sihrin nëpër historinë e civilizimeve më të njohura

 

Historia e sihrit ka rrënjëti në periudhën parahistorike. Popujt e lashtë dhe fiset, të cilëve u kishte ardhur Shpallja, mosnënshtrueshmërinë, refuzimin dhe rnospasimin e udhëzimit të Zotit e arsyetonin me shpifje ndaj pejgamberëve të Allahut duke u thënë se janë magjistarë, sihirbazë elj.

Allahu ne Kur’an thotë:

“Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: ‘Eshtë magjistar ose është i çmendur!’.” (Dharijat: 52)

Historikisht mund të vërtetohet përdorimi i sihrit në qytetet e lashta, shtetet dhe popujt, duke filluar prej Babilonit të lashtë e deri në Egjipt, Hind, Persi, Greqi, Tibet, Kinë etj., ku në raste të shumta mund të përcillet edhe gjatë kallëzimeve kur’anore për disa pejgamberë të Allahut. Në vazhdim do të japim një prerje të shkurtë të historiatit te sihrit.

 

Sihri në Babiloni përmes hermenautikës së Kur’anit

 

Kur’ani përmend sihrin e banorëve të Babilonit:

E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundnnit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Mamtit.” (Bekan;: 102)

Ky është përkthim i ajetit nga perkthyesi Sherif Ahmeti. Mirëpo, në tefsirin e Ibn Kethirit ky ajet komentohet në këtë menyrë:

“Ka thënë Es-Sediji:

Shejtanë janë ngjitur nëpër qiej për të përgjuar. Kanë dëgjuar bisedat e melekëve për ate se ç’do të ndodhë në Tokë mes njerëzve ose për disa fshehtësira dhe ndodhira që do të ndodhin në ardhmëri. Këto lajme do t’i mirnin dhe lajmëronin magjistarët dhe sihirbazët. Këta, lajmet do t’ua përcjellnin njerëzve të cilat i përjetonin si të vërteta. Pasi që fallxhorët u besuan, filluan t’i shtojnë me rrena dhe gënjeshtra të ndryshmc. Çdo fjalë te vërtetë i shtonin nga shtadhjetë (fjalë) jo të vërteta. Njerëziz këto i regjistronin nëpër libra dhe kështu tek ata u mbjell besimi se xhinët kanë njohuri për gjërat e fshehta. Në këtë periudhë Allahu [subhanehu ve teala] dërgon Sulejmanin [alejhi selam], i cili mblodhi gjithë ate që kishin shkruar njerëzit për këtë, i vuri në një sehare dhe i futi në dhe nën fronin e tij. Shejtanët nuk mund të afroheshin tek froni, sepse do të digjeshin, Thonte: ‘Nuk dua të dëgjoj ndokend të thotë se shejtanët i dinë fshehtësitë, sepse do t’ia hjek kokën.’

Pasi vdiq Sulejmani [alejhi selam] dhc dijetarët që i dinin fshehtësitë e Sulejmanit lalejhi selam] dhe kaloi gjenerata pas tyre, u paraqit shejtani në formë të njeriut. U erdhi disa bijve të Israilit dhe u tha: ‘

A doni tu udhëzoj në një pasuri e cila asnjëherë nuk do të shteret.’

‘Duam!’-u përgjigjën ata.

‘Groponi në fronin!’-tha ai.

‘Shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e mandej u largua anësh. I thanë: ‘Afrohu!’

‘Jo! Unë do të pres këtu, afër duarve tuaja, e nëse nuk gjeni, më mbytni!’

‘Duke gropuar gjetën libra. Kur i nxorën, shejtani u drejtua;

‘Sulejmani me këtë magji (sihër) ka sunduar me njerëzit, shejtanet dhe shpezët.’ Pas kësaj fluturoi dhe shkoi.

Kështu përhapi në mssin e njerëzve se Sulejmani [alejhi selam] ka qenë sihirbas (magjistar). Bijtë e Israilit i morën librat e gjetura dhe kundërshtuan Muhamedin [salallahu alejhi ve selem], kur erdhi si Pejgamber. Ky ajet u pergjigjet duke sjellur të vërtetën për Sulejmanin [alejhi selam] i cili ‘nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë’.”

Ibn Kethiri mëpastaj thotë:

“Çifutët thonin se melekët, Xhibrili dhe Mikaili, i kanë sjellur sihrin Sulejmanit [alejhi selam] e Allahu [subhanehu ve teala] ua shpalli gënjeshtrat duke lajmëruar Pejgamberin e Tij, Muhamedin [salallahu alejhi ve selem], se ata nuk ishin dhe se Sulejmani [alejhi selam] është i pafajshëm ndaj akuzave të tyre, rnandej konstatoi se kjo është punë e shejtanit të cilët ata i ushtruan në Babilon duke ua mësuar njerëzve sihrin. Mësues ishin dy njerëz me emrin Harut dhe Marut. Sipas këtij komenti, pjesëza ‘ma’ në fjalët ‘ve ma unzile a’lel-melekejni’ është përdorur si negacion, e jo si përemër lidhor… Ibn Xheriri komenton se pjesëza ‘ma’ ëahtë për negacion… Ai shënon komentin e Ibn Abasit se fj’alët ‘ve ma unzilc a’lel-melekejn’ do të thotë ‘nuk u është shpallur (sihri) dy melekëve’.”

Pra, kuptimi i ajetit sipas Ibn Kethirit është si vijon:

E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë nëpërmjet Harutit dhe Marutit në Babilon. E sihri nuk u ishte zbritur dy melekëve…” (Bekare: 102)

Sihri i babilonasve është përjellur edhe nëpër civilizimin e persianëve të cilët e pushtuan Babilonin.

 

Sihri në Egjiptin e lashtë

 

Historia e Egjiptit të lashtë na tregon se edhe ky civilizim me i vjetër botëror është ngushtë i lidhur me përdorimin e sihrit dhe magjisë se zezë. Hieroglifet më të vjetër të shkruar të gjetura nëpër piramida, varreza dhe disa mbeturina të tjera të Egjiptit të lashtë, sipas mendimit të disa arkeologëve, janë lloje të talismanëve, tekste të sihrit, vizatime dhe magji.

Në muzeun britanik nën numrin rendor 22.542 gjindet sarkofagu me punim preciz në të cilën ka qenë mumja e dikujt nga anëtarët e familjes së pushtuesve egjiptas.

Prospekti i sarkofagut përmban imformata se çdokush që ka pasur kontakt me te ka patur fatkeqësi, duke filluar prej pronarit të parë i cili e ka blerë në Egjipt, duke dashur ta mbajë në shtëpinë e tij në Londër, mandej familjet e tij, pasardhësit dhe shokët e tyre, deri ne momentin e vendosjes se sarkofagut në muzej për t’u liruar nga fatkeqësitë që i shkaktonte.

Bile edhe një hamall i muzeut ra i vdekur para se të vendoset në muzej.

Fatkeqësia nuk e kurseu as fotografin që e fotografoi. Kur e zhvilluan filmin gjetën me te një figurë të skalitur të një magjistare me fytyrë të hidhëruar dhe mllefosur, Te gjithë ata që e kishin parë më pare sarkofagun thonë se këtë figurë nuk e kishin parë në të.

Kur’ani në shumë vende përmend sihirbasët e Egjiptit dhe përleshjen e Musait [alejhi selam] me ta. Allahu [subhanehu ve teala] i dhuroi Musait [alejhi selam] muxhize në formë të shkopit që bëhej gjarpër:

Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.” (A’raf: 107)

Faraoni dhe përcjellësit e tij këtë e konsideruan sihër:

Rrethi i parisë nga populli ifaraonit tha: “Ky nuk është tjetër pos  mgjistaripërsosur‘.” (A’raf: 109)

Prandaj i tubuan magjistarët e shkathtë nga tërë Egjipti për t’iu kundërvuar Musait, dhe caktuan ditën për t’u ballafaquar publikisht para popullit. Kur u tubuan magjistarët e Egjiptit thanë:

(magjistarët) thanë: “O Musa, (zgjidh) ose do të hedhësh ti ose ne po hedhim?’. Ai (Musai) tha: ‘Hidhni ju! E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsen syte e njerëzve, I frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): ‘Hidhe shkopin tënd!’, Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.” (A’raf: 115-117)

Magjistarët kuptuan fuqinë e mesazhit të shkopit të Musait dhe muxhizen (mrekullinë) e tij duke parë se kjo nuk është magji e rrejshme, por realitet e vërtetë e cila e asgjëson magjinë e tyre, shkuan në sexhde dhe pranuan të vërtetën e fesë, edhepse Faraoni do t’i likuidonte me mundimet dhe torturat më të rënda:

“Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: ‘Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!’.

Ai (faraoni) tha: ‘A i besuat atij para se t’u japë leje?’ Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?’ Ata thanë: ‘Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. Allahu është më i Miri (në të shpërblyerit) dhe më i Përjetshmi (në të dënuar)!‘.” (Ta-Ha: 70-73)

 

Sihri në civilizimet tjera të lashta

 

Në civilizimin e vjetër hindus, feja dhe sihri ishin pjesë të pandashme, jo vetëm si formë mbrojtjeje nga fuqitë e këqia por edhe si mjet për nënshtrimin e hyjnive të tyre. Budizmi si formë e brahmaizmit të reformuar vetëmse i ka vërtetuar qëndrimet e mëparshme për sihrin i cili luan rol të rëndësishëm në Tibet dhe Kinë. Njëra prej katër librave të Vedas të shkruara sanskritisht përmban tekste të magjisë dhe i është kushtuar sihrit.

Në civilizimin helenas të Greqisë së vjetër, po ashtu është i njohur sihri praktikimi i të cilit posaçërisht ka përparuar pas luftërave të tyre me Persianët. Në botë është i njohur Delfi, vend i magjisë ku bënte magji Pitija.

Shpalljet qiellore kanë ndaluar sihrin. Është e njohur se në Tevrat (Tora), që i është shpallur çifutëve, ekziston ndalesa e sihrit. Tevrati u urdhëron bijve të Israilit që t’i dënojnë me vdekje sihirbasët. Mirëpo, ata me kohë e shtrembëruan Tevratin dhe fenë e tyre kështu që me kohë Talmudi i tyre lejon sihrin dhe është përplot me tekste të magjisë dhe sihrit. Kur’ani për ta thotë:

E kur u erdhi atyre ndonje i dërguar prej Allahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre te cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e Allahut, kinse nuk dinin (asgjë). (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe…” (Bekare: 101, 102)

Çifutët e përcollën sihrin edhe në Evropë nëpërmjet Spanjës islame. E shperndanë nëpër shtetet e Evropës: Gjermani, Itali dhe Francë. Ata janë të parët që e hapën shkollën e magjisë së zezë dhe qëndrojnë pas shumë shoqatave që miren me këtë dhe pas lëvizjeve masonike. Disa prej këtyre shoqatave vetëm për shtatë vite të ekzistimit të tyre, kanë shkaktuar vdekjen e disa mijëra fëmijëve që kanë humbur pa kurrfarë tragje si sakrificë e shejtanit (satanës).

 

Definicioni i sihrit

 

Ibn Kudame e definon sihrin:

“Këto janë nyje, amulete, hajmali, talismane; kjo është fjalë me të cilën flitet ose shkruhet apo bëhet diçka që ndikon, pa kontakt fizik, në trupin e të magjepsuarit, në zemrën dhe mendjen e tij. Vërtetë, realisht ndodhë, sihri mund të mbysë ose të sëmurë, shkakton dobësi dhe impotencë, ndanë burrin prej gruas, mbjell urrejtje dhe neveri të pakontrolluar apo dashuri mes dy personave etj. Ky është mendim i Shafiut.

Sa më shumë që largohen njerëzit nga Allahu dhe programi i Tij i jetesës, proporcialisht aq do të jenë të nënshtruar ndaj ndikimit të xhinëve-shejtanë.

Shumica e dijetarëve islamë konsiderojnë, në bazë të argumenteve tradicionale të Sherijatit, se sihri realisht vërtetë ndikon, prandaj është e ndaluar dhe është caktuar dënim në këtë botë dhe ahiret për ata që e bëjnë.

Edhepse ekziston ngjajshmëri mes sihrit, muxhizes (punë mbinatyrore që u janë dhënë vetem pejgamberëve për të argumentuar misionin e pejgamberllëkut) dhe kerameteve (punë mbinatyrore të cilat nuk janë në shkallë të muxhizes, që u jane dhënë njerëzve të mirë), ato mes tyre kanë dallime kruciale:

– sihri është një lloj diturie që përfitohet, mjeshtri e cila mësohet me mësim dhe praktikë,

– muxhizet dhe kerametet asnjëherë nuk mund të ndodhin te njeriu mëkatar, përkundër sihrit, i cili në veçanti lidhet vetëm me te,

– muxhizja është dhuratë nga Allahu dhënë pejgamberëve dhe ajo është vetëm e vërtetë. Ajo përmban në vehte tehaddi (provokim, thirrje) të cilën askush pos pejgamberët të cilëve u është dhënë, nuk mund ta kryejnë apo imitojnë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë të provojnë të vinë me të njëjtën ose ngjajshëm me këtë punë. Sikur që mund ta bëjë sihrin ndonjë sihirbas, njëashtu mund ta bëjë çdonjeri, sepse ajo është mjeshtri që mësohet,

– muxhizen nuk mund ta prishë askush, ta lë jashtë veprimit apo t’i kundërshtohet. Sihrin mund ta prishë sihirbasi tjetër i ngjajshëm me ate që e ka bërë, ose ai që është më i shkathtë dhe më i udhëzuar në fshehtësitë e magjisë. Prandaj ekziston luftë e pandërprerë mes tyre dhe ndihmësve të tyre të shejtanit Sihrin mund ta prishin dhe ta lënë jashtë veprimit edhe dijetarët islamë, të cilët me rukje, dhikër dhe lutje, siç ka bërë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i shërojnë njerëzit nga kjo e keqe.

 

Argumentet e ndikimit të sihrit

 

Ekzistojnë shumë argumente nga Kur’ani dhe Suneti për ndikimin e sihrit. Në Kur’an thuhet:

E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: ‘Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!’. E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magjinë) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm…” (Bekare: 102)

Faraoni tha: ‘Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë’. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: ‘Hidhni ç’keni për të hedhur’. E kur i hodhën ata, Musai u tha: ‘Kjo që e sollët ju tash, vërtetë është magjil”. Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.” (Junus: 79-81)

Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë transmetimin prej Aishes (radi-allahu anha) ku thuhet se Lubej ibn el-E’asami, sihirbasi më i njohur çifut, i bëri sihër (magji të zezë) Pejgamberit (salallahu alejhi ve se-lem) duke dashë ta mbysë. Sihrin e bëri “në krehër dhe qime të vendosur në lëvoren e palmës” duke e vendosur nën një gurë në pusin Zervan. Allahu (subhanehu ve teala) këtë magji të zezë e cila mund të mbysë, siç kuptohet nga komenti i këtij hadithi, e bëri në formën më të lehtë të sihrit (dobësi, molisje e përkohshme) dhe dërgoi melekët për ta lajmëruar se ku gjendet sihri. Sihri u asgjësua dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) u shërua.

Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë transmetimin nga Ebu Hurejreja (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Largohuni nga shtatë të këqia të mëdha shkatërruese!” Mandej ka përmendur se sihri është një prej tyre.

Vetëm disa dijetarë të rrallë të proveniencës racionaliste kanë mohuar ekzistimin dhe ndikimin e sihrit.

 

Marrëveshja mes sihirbasit dhe shejtanit

 

Sihri është një lloj mjeshtrie dhe diturie e cila përfitohet me mësim dhe ushtrime, pas bërjes kufër si kusht për hyrje në sekretet e magjisë së zezë, e që me Sherijat ështe rreptësisht e ndaluar. Kjo është marrëveshje mes sihirbasit dhe xhinit që në një mënyrë të magjepset një person, ashtu siç është shkaktimi i impotencës me me ndihmën e sihrit, kokëdhimbje, migrenë, marrja e të folurit (belbëzimi), paraliza e pjesërishme apo e plotë etj. E gjithë kjo ka të bëjë me sihër ku sihirbazi shfrytëzon xhinin ose shejtanin si hadimus-sihri (shërbëtori i magjisë) dhe e drejtojnë me sihër në ndonjë person të caktuar me të cilin ai bashkohet, hyn në te dhe shkakton simptome të sëmundjeve të përmendura. Sihirbasi në këtë rast është projektues i gjendjes së të sëmurit, ndërsa xhini-veprues praktik i projektit. Për të bërë sihër perdorin lloj-lloj gjëra që i takojnë të sëmurit, siç është veshmbathja, flokët, thonjtë etj. Mandej sihri i bërë futet në tokë ose fshihet ndokund, pas bërjes së disa ritualeve magjike dhe këndimit që në vete përmban elemente të shirkut. Pas kësaj dhe këndimit të sihirbasit edhe xhini e bën pjesën e tij të punës me të cilën është pajtuar duke bërë disa rituale të caktuara.

Thirrja e xhinit dhe marrëveshja mes sihirbasit dhe xhinit bazohet në fjalë dhe vepra të kufrit dhe shirkut.

Për të bërë sihër duhet ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh shejtanit. Dëshira më e madhe e shejtanit është që të largohen njerëzit nga adhurimi i drejtë i Allahut (subhanehu ve teala), dhe t’i futë njerëzit në ujrat e shirkut dhe kufrit. Për këtë ai ka përgatitur mënyra të ndryshme, rrugë dhe programe të punës që çojnë drejt kufrit.

Ibn Tejmije thotë:

Shejtani mundohet ta mashtron çdo njeri, varësisht nga aftësitë dhe pozita e tij. Adhuruesve dhe lutësve të Diellit, Hënës dhe yjeve shejtani u paraqitet me mashtrime duke e konsideruar ata këtë si frymëzim hyjnor. Edhe pse shejtani e ndihmon njeriun për t’i arritur disa qëllime, këtë e bën vetëm për ta dëmtuar më shumë…”

Shejtani në esencë është i prishur dhe i keq, i cili e don të keqen dhe të këqiat me të cilat ëmbëlsohet. Ai i don ata që janë si ai dhe që i afrohen duke bërë mëkate dhe punë të shëmtuara, e në këto punë i ndihmon dhe mban lidhje në formë të shpirtit që të mendojnë se bëhet fjalë për melek (engjull).

 

Sekretet që i bartin shejtanët

 

Shejtanët e lajmëronin El-Esved el-A’nijun për disa sekrete, i cili thonte se është i dërguar (pejgamber). Bile edhe muslimanët frikoheshin që shejtanët mos ta lajmërojnë për atë që ata bisedonin për te. Mirëpo, gruaja e tij, duke vërejtur se është kafir, u ndihmoi dhe arritën ta kapin dhe ta mbysin. Po ashtu edhe Musejleme el-Kedhabi kishte ndihmësit e tij në formë të shejtanit të cilët e lajmëronin për disa sekrete. Në kohën e Abdul-Melik ibn Mervanit, El-Haris ed-Dimashki u paraqit si pejgamber. Shejtanët e ndihmuan ashtu që armët nuk e qëllonin. Mermeri fliste duke e madhëruar Zotin kur ai e fërkonte me dorë. Njerëzit shihnin kalorës qiellorë për të cilët ai thoshte se janë melekë. Kur e kapën muslimanët, një ushtar deshi ta shpon me shtizë, por ajo nuk e shpoi (mbyti). Abdul-Meliku i tha: “Nuk e përmende emrin e Allahut. Përmende! Kur e përmendi emrin e Alla-hut shtiza e shpoi dhe e mbyti.”

Për diturinë e disa sekreteve nga ana e shejtanëve mund të mësojmë nga transmetimi autentik i Muslimit nga Ibn Abasi.

I pari në Islam i cili thonte se i vijnë shpirtëra dhe e lajmërojnë për gjëra të ndryshme ishte El-Muhtar ibn Ubejd es-Sekafi. I është thënë Ibn Omerit dhe Ibn Abasit se El-Muhtari thotë se i shpallet dhe i vinë (qenie shpirtërore), e ata thanë: “Është e vërtetë!”, duke cekur ajetet e sures Shu’ara dhe En’am:

“A t’u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?

Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.” (Shu’ara: 221, 223)

Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve,” (En’am: 121)

Ekzistojnë tri mendime për punët që duken mbinatyrore.

– Disa thonë se punët mbinatyrore mund t’i bëjnë vetëm pejgamberët e askush tjetër.

– Të tjerët thonë se te çdokush që ndodhin gjëra mbinatyrore është njeri i zgjedhur te Zoti, po edhe nëse ai është krishter apo idhujtar.

– Të tretet thonë (që është edhe e vërtetë) se ata që u ndihmojnë jomuslimanëve, asketëve të tyre, idhujtarëve, pasuesve të librave dhe të tjerëve, në realitet janë xhinët dhe shejtanët që janë nga lloji i tyre (jomuslimanë) e jo nga të zgjedhurit e Zotit.

 

Kënga, zbavitja dhe duartrokitja janë ibadete të shejtanit

 

Ibn Tejmije thotë se dëgjimi i muzikës dhe zbavitja e ndihmojnë shejtanin në veprimin e tij, që ështe praktikë e lashtë e idhujtarëve e që përmendet në Kur’an:

Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër vetëmse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit,”(Enfal: 35)

Ibn Kethiri thotë se kjo kanosje me dënim per idhujtarët është realizuar në këtë botë në Luftën e Bedrit, duke u mbytur dhe robëruar, mendim me të cilin është pajtuar edhe Ibn Xherir et-Taberi.

Pra, zbavitja, duartrokitja dhe fishkëllima (dhe të tjerat) ka qenë praktikë e idhujtarëve. Kurse ibadeti i Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabëve të tij ështe në formë të namazit, leximit të Kur’anit, dhikrit etj. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabët asnjëherë nuk kanë organizuar festivale të këngës ose muzikës, por kur kanë qenë së bashku, kanë zgjedhurë ndokend me zë të bukur t’u lexon Kur’an. Omeri

i thonte Ebu Musa el-Esh’ariut: “Na e përkujo Zotin tonë!” Mandej Ebu Musa lexonte Kur’an derisa të tjerët e ndëgjonin. Edhe pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) kërkonte nga Ibn Mes’udi që t’i lexonte Kur’an…

 

Aspekti juridik për shfrytëzimin e xhinëve dhe vënies në shërbim të njerëzve

 

Ai që e shfrytëzon xhinin dhe e urdhëron t’i kryen ibadetet dhe obligimet që ka urdhëruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij bën pjesë në robërit e zgjedhur të Allahut.

Ai që i shfrytëzon në punë të lejuara është në shkallën e atij që i shfrytëzon njerezit në mënyrë (punë) të lejuar.

Ai që i shfrytëzon në gjëra të palejuara eshtë mëkatar, e ai që i shfrytëzon në gjëra të kufrit dhe shirkut edhe vet është kafir, e kështu me rradhë.

Mirëpo, ai që i shfrytëzon në disa punë mbinatyrore, duke mos e njohur mirë Sherijatin e Allahut, duke menduar se ato janë keramete (sikur me e bartë prej një vendi në një vend tjetër, apo duke e dërguar në Haxh etj.) nuk din ta dallon mashtrimin e shejtanit nga kerameti.

 

 

Edhe Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) i është bërë sihër

 

Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) i është bërë sihër në qime të flokëve dhe mjekrës të cilat robëresha e tij ua dha çifutëve. Meleku Xhibril e lajmëroi Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) për vendin e sihrit dhe e dërgoi Aliun, Amr ibn Jasirin dhe Ez-Zubejrin që ta nxjerrin dhe asgjësojnë (prishin). Xhibrili i bëri rukje me suret “El-Mu-a’vidhetejn”, por edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i bëri rukje vetes dhe kështu u shërua.

Nga kjo kuptojmë se për asgjësimin e sihrit dhe shërimin e suksesshëm të tij duhet të ndërmiren disa hapa:

  1. Huhuntimi dhe gjetja e vendit ku është fshehur sihri, nxjerrja dhe asgjësimi është mënyra më efikase dhe më e mirë e shërimit pas së cilës i sëmuri ndjehet sikur të jetë liruar nga prangat.
  2. Imunizimi dhe mbrojtja arrihen me këndim të rukjes, kjo mbron nga ndikimi i sihrit ose shëron nga kjo, nëse është bërë vetëm sihër.
  3. Ndikimi i sihrit ndjehet (vërehet) në trupin e presonit të magjepsur, sepse xhini sundon (vepron) me trupin e të sëmurit. Me largimin e xhinit nga trupi i të sëmurit prishet edhe ndikimi i sihrit.

 

Llojet e sihrit

 

Ekzistojnë shumë lloje të sihrit siç thonë ekspertët që miren me këtë tematikë:

  1. sihri me të cilin bëhet përçarja mes dy personave, siç është përçarja mes burrit dhe gruas, përçarja mes dy shokëve, familjes, fëmijëve dhe prindërve etj.
  2. sihri i cili mban gjendjen ekzistuese,
  3. sihri që shkaton sëmundje,
  4. sihri që shkakton vdekje,
  5. sihri që shkakton çmenduri dhe përçarje etj. Bërja e sihrit (magjisë), mësimi i tij dhe mësimi i të tjerëve mund të ketë dy aspekte juridike:

 

  1. a) Sihri i kufrit (mosbesimit)

Ky lloj sihri të nxjerr nga kornizat e Islamit dhe bëhet me ndihmën e xhinëve shejtanë të cilëve sihirbazi u nënshtrohet dhe bën marrëveshje me ta duke u bërë rituale të ndryshme të adhurimit që janë “mëkate vdekjeprurëse”.

 

Dënimi i sihirbazit që bën sihër

 

Dijetarët islamë me koncenzus e kanë ndaluar ketë lloj të sihrit dhe kanë caktuar që sihribazi që merret më këtë lloj të sihrit duhet të mbytet. Dënimin me vdekje e mbështesin një plejadë e tërë dijetarësh islam siç janë Omer ibn Hatabi, Othman ibn Afani, Hafsa, Omer ibn Abdulazizi, Ebu Hanife, Maliku etj. Shafiu konsideron se sihirbasi nuk dënohet me vdekje vetëm për bërjen e sihrit, por vetëm në rast se me atë sihër e mbyt ndonjë person. Atëherë sihirbasi mund të dënohet me vdekje.

Në Kur’an thuhet:

Djajt ishin të pafe, sepse u mesonin njerëzve magjinë.” (Bekare: 102)

Buhariu regjistron transmetimin ku thuhet: “Largohuni nga mëkatet që ju çojnë në shkatërrim: politeizmi dhe sihri”.

Duke u bazuar në këto tekste tradicionale normative, dijetarët konsiderojne se sihirbasi është mosbesimtar prandaj patjetër duhet të dënohet me vdekje. Në historinë e drejtësisë islame përmendet zbatimi i dënimit me vdekje ndaj sihirbasit (magjistarit) nga Omer ibn el-Hatabi, Othman ibn Afani, Hafsa (radiallahu anha) gruaja e Pejgamberit (sala-llahu alejhi ve selem)etj.

Juristët e arsyetojnë këtë me këto argumente:

  1. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) siç është regjistruar në “Mustedrek” ka thënë: “Hadd (sanksionimi i fiksuar) i sihirbasit është mshuarja (goditja) më shpatë,”
  2. Në ajetin (Bekare: 102) që flet për sihrin lajmërohet se prej sihrit nuk ka dobi, por sjell vetërn dëm:

“…dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magiinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.”

Ne ajetin e sures “Ta-Ha” mohohet se sihirbasi do të ketë sukses:

“,.,e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.” (Ta-Ha: 69)

  1. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka spjeguar se Allahu (subhanehu ve teala) nuk e ka bërë të mundshme dhe efikase shërimin me haram, sepse në këtë do të kishte kontradikte. Kështu Ibn-Kajimi ka regjistruar një kapitull të tërë hadithesh që flet për ndalesën e shërimit me haram(” ku në një transmetim mes tjerash thuhet: “Mos u shëroni me haram!”.

 

Sihri që është mëkat i madh

 

Ky lloj sihri nuk trajtohet si kufër (mosbesim), edhe pse është mëkat i madh. Bëhet në formë të nyjeve, duave (lutjeve) të këqia dhe ngjajshem me këtë, por pa rituale të shejtanit, nënshtrueshmëri dhe lidhje të marrëveshjeve me xhinët. Te shumica e dijetarëve, prej të cilëve është Ebu Hanifja, Maliku dhe sipas mendimit të tij më të njohur Ahmedi, edhe ky sihirbas patjetër sansionohet me dënim me vdekje. Bërja e sihrit, mësimi (për vete) dhe mësimi i të tjerëve, po ashtu, konsiderohet kufër (mosbesim).

 

Shërimi nga pasojat e sihrit

 

Shërimi nga sihri mund të bëhet:

  1. Me leximin e rukjes së drejtë, formulave të mbrojtjes, duasë, dhikrit etj., që janë të lejuara me konsensus të dijetarëve, së bashku me kushtet qe i cekëm më parë.
  2. Me metodën e sihrit, me te cilin ndikimi i tij shërohet dhe asgjësohet me intervenimin e shejtanit pasi që i sëmuri ose sihirbasi i nënshtrohen me fjalë ose vepra të kufrit, qe t’u dalë ne ndihmë.

 

Shërimi me metodën e sihrit

 

Sa i përket kesaj metode, ajo praktikisht mund të manifestohet në shumë mënyra:

  1. Që sihirbasi, pasi që të ndihmohet nga xhini (shejtani) ta njofton të sëmurin për vendin e sihrit, ose ndokend që kujdeset për te, e bile ndoshta edhe për personin që e ka bërë ate, që i mundëson të sëmurit të vjen deri te ai, ta asgjëson dhe të shërohet
  2. Që sihirbasi me ndihmën e xhinit, shejtanit vjen deri te sihri në kohën derisa i sëmuri gjendet te ai. Në rastin e parë dhe të dytin, ndoshta ndonjëherë, ai edhe këndon disa ajete dhe lutje duke fryrë në të sëmurin që të krijon bindje te ai se kjo është mënyrë e lejuar e shërimit me Kur’an.
  3. Që sihirbasi ta obligon me disa veprime (punë), kurbane apo rituale të cilat në vete përmbajnë elemente të kufrit siç është prerja e kurbanit në emër te ndonjë xhini, sunduesit të tyre apo ndonjë njeriu etj.
  4. Që sihirbasi t’ia shkruan të sëmurit disa hajmali të shejtanit, pa kuptim, “lutje dhe mbrojtje” që çojnë në kufër, ose ia bën ndonjë shkrim të cilën ai e mban në trupin e tij, automjetin e tij, shtëpinë, krevatin në të cilin flenë etj., ndoshta ate e shkruan me gjak papastërti, urinë etj.

 

Shërimi me sihër përmban punë (veprime) të ndaluara

 

Mund të ndodhë që i sëmuri të shërohet me metodën e sihrit. Mirëpo, këto mënyra përmbajnë shumë shkelje të normave të Sherijatit dhe harame të mëdha siç janë:

  1. a) shkuarja te sihirbasi dhe kërkimi ndihmë prej tij që është haram (e ndaluar) pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shërim apo diç tjetër,
  2. b)   përmbajtja e haramit dhe pajtimi me atë që është e ndaluar,
  3. c) sihirbasi duhet t’i nënshtrohet xhinit, shejtanit që ta shpaguaj për shërbimin e bërë; e njëjta gjë mund të përcillet në mënyrë direkte apo indirekte edhe te i sëmuri, sepse pajtohet me atë mënyrë të marrëdhënieve me shejtanin,
  4. d) i sëmuri e pëlqen dhe favorizon këtë gjë (mënyrë) që ia servon sihirbazi dhe fallxhori,
  5. e) pagimi dhe shpërblimi i sihirbasit me shumë të mëdha të hollash që është harxhim i pasurisë në harame etj.
Artikulli paraprakSi mund ta dimë që një person është i sëmurë nga xhindet?
Artikulli vijuesPër magjinë dhe historikun e saj