SIRI – BOMBARDIME NË DAMASK DHE RAJON

Ushtria siriane bombardoi sot në agim disa lagje të Damaskut ku në 48 orë të paktën 45 persona kanë humbur jetën, 36 prej të cilëve civilë, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSHD).

”Predhat kanë goditur sot në mëngjes Assalin, Nahar Aïcha, Qadamin, Irbine, al-Tal dhe ArtouzIN”, theksoi OJQ-ja, që bazohet në një rrjet militantësh dhe dëshmitarësh.

Përplasje kanë ndodhur gjithashtu dhe në qytetin rebel Harasta, në verilindje të kryeqytetit.

Sipas OSDH-së, 10 civilë dhe dy rebelë humbën jetën në Damask. Tre civilë, dy prej të cilëve fëmijë u vranë gjithashtu nga hedhjet e raketave në Deraa, djepi i revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad.

Një ditë më parë, përleshjet në Siri kanë shkaktuar të paktën 146 të vdekur, 71 civilë, 27 rebelë dhe 48 ushtarë.kohaislame

Artikulli paraprakPRESIDENTI GYL VIZITON ARABINË SAUDITE
Artikulli vijuesSerbi, rritet borxhi dhe papunësia