Simptomat e një sistemi të dobësuar imunitar

Simptomat e një sistemi të dobësuar imunitar; Si ta forconi atë në mënyrë natyrale

Sistemi imunitar është mekanizmi që përdor trupi për të mbrojtur veten nga viruset, bakteret dhe shumë lloje të sëmundjeve. Ndonjëherë, ai nuk e kryen funksionin si duhet; një dietë e varfër, stresi, apo ndonjë lloj sëmundje e pengon atë nga kryerja e funksioneve të tij bazë.

Sistemi imunitar është mbrojtja, “përgjigja imune” kundër agjentëve të caktuar të jashtëm që mund të vijnë brenda jush dhe t’ju dëmtojnë. Ai është i përbërë nga një rrjet qelizor, inde dhe organe që punojnë së bashku për të mbrojtur trupin tuaj. Këto qeliza mbrojtëse janë ato që quhen leukocytes apo qelizat e bardha të gjakut. Ato janë në krye për të sulmuar organizmat që shkaktojnë sëmundjet. Këto qeliza gjenden në shpretkë, dhe palcën e eshtrave. Ato quhen “organet limfatike”.

Simptomat e një sistemi të dobësuar imunitar

– Gjëndrat limfatike të fryra; Gjëndrat limfatike të fryra shpesh sinjalizojnë se sistemi juaj imunitar është i komprometuar. Të tjera shenja janë shfaqja e infeksioneve kronike dhe plagët.

– Lodhja; Është shumë e vërtetë se lodhja mund të ketë shumë shkaqe. Por, kur ajo është e vazhdueshme; për shembull kur ju zgjoheni në mëngjes, dhe ndjeheni të lodhur, kur lodheni nga gjërat më të vogla, kur ndryshimet e temperaturës ju shkaktojnë depresion apo të përzier, etj. Kjo janë të gjitha simptoma që tregojnë se sitemi imunitar është në nivele të ulëta të funksionimit.

– Infeksionet e shpeshta; Infeksionet e traktit urinar, problemet e stomakut, mishrat e dhëmbëve të përflakur dhe të kuq, diarrea e shpeshtë; të gjitha janë shembuj që sistemi juaj imunitar nuk është duke i luftuar agjentët e jashtëm që hyjnë në trupin tuaj si duhet.

– Gripi, ftohjet, dhimbjet e fytit; Sa herë kanë tendencë ftohjet për tju kapur? Çdo muaj? A e keni fytin gjithmonë të lënduar? A ju kap gripi papritmas? Ju duhet të bëni një vizitë mjekësore në mënyrë që të bëni një test të nivelit të qelizave të bardha të gjakut. Sistemi juaj imunitar nuk po e mbron veten si duhet.

– Alergjia; Disa njerëz përjetojnë reaksione alergjike më shpesh se të tjerët. Ata nuk mund të përgjigjen ndaj poleneve të caktuar, pluhurit dhe agjentëve mjedisore të cilët ndikojnë në lëkurën ose në mukusin tuaj, dhe që ndikojnë menjëherë në shëndetin tuaj.

Si të forconi sistemin tuaj imunitar
– Higjiena dhe Pastërtia; Larja e duarve para dhe pas ngrënies, para se të prekni ushqimet, pasi të keni prekur kafshët, kur keni dalë jashtë shtëpisë, pas pune, etj… Gjithashtu është e rëndësishme që të kujdeseni për pastërtinë e ushqimit tuaj. Lani mirë perimet dhe frutat para konsumimit të tyre. Kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e sistemit imunitar.

– Kujdesuni për dietën ushqimore; Një dietë e mirë është një sinonim për shëndet të mirë. Është e nevojshme që të keni ushqime të ndryshme dhe të balancuara gjatë gjithë kohës, djetë e cila duhet të jetë e pasur me fruta, perime dhe proteina, e ulët në sheqer dhe yndyrna. Agrumet janë gjithmonë të shkëlqyer për shëndetin e sistemit imun, si; portokalli, mandarina, papaja, etj.

– Flini mjaftueshëm; Fjetja mjaftueshëm është esenciale për ta mbajtur sistemin imunitar të fortë dhe për të rimarrë energji për kryerjen e funksioneve esenciale. Insomnia dhe shqetësimet, janë armiq të shëndetit tuaj.

– Qëndroni të hidratuar; Trupi juaj ka nevojë për shumë ujë që të pastrohet nga toksinat. Sasia e lëngjeve që duhet pirë çdo ditë ndryshon nga personi në person. Ju keni pirë mjaftueshëm, nëse urina juaj është e verdhë e zbehtë.

– Mbani peshë normale trupore; Ju e dini se pesha e tepërt është e dëmshme për zemrën, trurin dhe organe të tjera. Por është gjithashtu e keqe edhe për sistemin tuaj imunitar. Pesha e tepërt mund të shkaktojë pabarazi hormonale dhe inflamacion që dëmton aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin.

– Pini ujë të pastër e të filtruar; Çuditërisht, pastërtia e ujit të pijshëm luan rol të madh nëse ju do sëmureni ose jo. Arseniku është i lidhur me disa kancere të ndryshme, dhe ndikon në reagimin e sistemit imun.

– Ushtrimet fizike; Për sa i përket ushtrimit, ai është këshillë e madhe për të gjitha grupmoshat. Kjo, për shkak se ushtrimi ndihmon trupin të qëndrojë i shëndetshëm. Nuk është e nevojshme që ushtrimi të jetë agresiv, por i lehtë dhe i rregullt.
Ushtrimet fizike përmirësojnë qarkullimin e gjakut, që ndihmon në qarkullimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut.

Shmangni

– Shmangni stresin; Stresi nuk është vetëm një emocion. Në qoftë se ai është kronik, mund të shkaktojë probleme serioze. Toksinat e grumbulluara në trupin tuaj, dobësojnë sistemin imunitar dhe ju bëjnë të ndiheni të sëmurë. Pra, mbani në mend: vendosni prioritete, mësoni të duani veten, gjeni kohë për veten tuaj dhe bëni gjërat që ju pëlqen të bëni.

– Shmangni ëmbëlsirat artificiale; Konsumimi i ëmbëlsirave vështirëson ndjeshëm aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të vrarë bakteret dhe mikroorganizmat.

– Shmangni alkoolin; Alkooli ka një efekt serioz në qelizat e mëlçisë. Pirja e alkoolit është e lidhur drejtpërdrejt me uljen e punës së sistemit imunitar.
Pirja e alkoolit pengon funksionin e qelizave të imunitetit dhe rrit shanset e sëmundjeve infektive si dhe të kancerit.

– Shmangni duhanin dhe ambjentet ku pihet duhan; Ne nuk kemi nevojë të themi se duke tymosur një cigare është e tmerrshme për të gjithë trupin. Por edhe lloji i dorës së dytë është gjithashtu i dëmshëmm.

– Shmangni marrjen e antibiotikëve; Duke marrë shpesh antibiotikë mund të bëjë që të jeni rezistent ndaj këtyre barnave me kalimin e kohës, duke shkaktuar infeksione më të rënda.
Hulumtuesit kanë gjetur se disa pacientë që merrnin antibiotikë, kishin reduktuar nivelet e citokineve, të dërguarit e hormoneve të sistemit imunitar. Kur sistemi imunitar është i shtypur, ju keni më shumë gjasa për të zhvilluar bakteret rezistente ose të sëmureni në të ardhmen.

Super ushqimet që forcojnë sistemin imun
– Hudhra; Një nga ushqimet më të mira është hudhra. Vetëm një thelpi të vogël, gëlltiteni si një pilulë për të marrë efektet që forcojnë sistemin imunitar.
Hudhra ka definitivisht antivirale natyrale dhe veti antibacteriale, është e mbushur me komponimet sulfurike, të tilla si: allicin, që krijon efekte që forcojnë sistemin imunitar.

– Kosi; përmban probiotics – i njohur ndryshe si “baktere të mira” – të cilat ndihmojnë për të përmirësuar sistemin tuaj imunitar. 70 -80 % e sistemit tuaj imunitar qëndron në zorrë.
Një dozë kos në mëngjes mund të ndihmojë për të mbajtur sistemin imunitar të fortë.

– Spinaqi; është bërë i famshëm – dhe i dashur – për atributet e tij super-ushqyese. Kur është fjala për forcimin e imunitetit, spinaqi ka disa veti të tjera që e vënë atë në listën e parë.
Spinaqi është i pasur me acid folik, i cili ndihmon riparimin e qelizave. Është i mbushur plot me vitaminë C dhe acid folik, të cilat ndihmojnë për të rritur sistemin imunitar dhe për tju mbajtur të shëndetshëm.

– Brokoli; vepron si perim i dyfishtë; si forcues imuniteti dhe luftues. Ai gjithashtu ndihmon pastrimin e mëlçisë dhe promovon punën e zorrëve.
Brokoli përmban choline amino acid, nivele të larta të vitaminës C dhe kalcium. Rekomandohet të konsumohet dy herë në javë.

– Grejpfrut; ndihmon në parandalimin e dëmeve të radikalëve të lirë, zvogëlon inflamacionin.
Grejpfruit përmban antioxidant lycopene – i cili nxit funksionimin e sistemit imunitar.
Duhet të konsumohet disa herë në javë për të rregulluar sistemin imunitar.

– Shalqiri; është një përforcues i sistemit imun që ne duhet ta konsumojmë sidomos gjatë verës.
Shalqiri është i lartë në vitaminë C, vitaminë A, dhe ka gjithashtu një përqendrim të madh të lycopeneve.
Lycopenet i japin shalqirit ngjyrën e kuqe, dhe ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e infeksionit, inflamacionit dhe radikaleve të lira.

– Midhjet; janë një nga shumë pak ushqime që përmbajnë vitaminë D, janë burime të mëdha të zinkut dhe për shkak se janë fungale, ato përmbajnë agjentë imunitar-mbështetëse që mund të vrasin viruset dhe bakteret.

Artikulli paraprakParandalimi i dëmtimit të trurit
Artikulli vijuesAstma