Sinjale nga Rumania për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Rumanisë Titus Korlacean, ka dhënë sinjale se Rumania do ta njohë së shpejti Republikën e Kosovës.

Ai gjatë një interviste për një televizion rumun ka deklaruar se do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet dhe përparimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë sikurse ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
I pyetur nëse Rumania do të bashkohet me “trendin evropian” në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Korleacean ka thënë:
“Është një realitet i ri politik në Kosovë, i cili duhet të trajtohet në mënyrë të matur dhe haptazi.”
Ministri i Jashtëm rumun ka komentuar edhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tyre në marrjen e vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës.
“Rumania duhet të shikojë me kujdes se si po ecën dialogu politik në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Ky është realiteti të cilin Bukureshti duhet ta ketë parasysh”, tha ministri i jashtëm rumun, Korlacean./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakSekretari britanik – Hague i përgjigjet Assadit
Artikulli vijues“Jutarnji list”: Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmonte Jugosllavinë