Obama shkrin ndihmën 147 milionë dollarësh për palestinezët

Presidenti amerikan Barack Obama solli vendimin të shkrihet ndihma prej 147 milionë dollarësh për palestinezët të cilat Kongresi i kishte ngrirë më herët. Fjala është për para nga programi i njohur si Rrruga Sesame.

Paratë ishin të dedikuara për ndërtimin e infrastrukturës, arsimit dhe projekteve në fushën e shëndetësisë në territorin palestinez. Zyrtarët e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar nuk mund të konfirmonin nëse vendimi i presidentit Obama do të thotë se programi “Rruga Sesame” është shkrirë. Anëtarët e kongresit në nëntor të 2011-s sollën vendimin që të ngrijnë 192 milionë dollarë të caktuara për ndihmë palestinezëve si dënim për kërkesën e Palestinës për anëtarësim në OKB. Obama më herët njoftoi se do të sjellë vendimin që paratë do të shkrihen./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMamaja amerikane fiton gjyqin: Nutella nuk është e shëndetshme
Artikulli vijuesSIRI – 32 TË VRARË BILANCI I FUNDIT I DHUNËS NË VEND