Mursi ratifikoi kushtetutën e re të Egjiptit

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka vlerësuar lart kushtetutën e re të vendit, duke shfaqur bindjen se ajo do të sjellë stabilitet.

Në adresimin e parë televiziv që nga miratimi i kushtetutës, Morsi ka thënë se egjiptianët e kanë aprovuar atë në një “referendum krejtësisht transparent”.

Muhamed Morsi menjëherë pas publikimit të rezultatit final të referendumit, dha urdhër për zbatimin e menjëhershëm të Kushtetutës.

Njoftimi i sotëm i hap rrugën për organizimin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit brenda dy muajsh. Asambleja e mëparshme u shpërnda nga ish-sunduesit ushtarakë në qershor.

Dhoma e Lartë e parlamentit në Egjipt u mblodh në seancën e parë që kur presidenti Mohamed Morsi nënshkroi një dekret që vë në fuqi një kushtetutë të re të debatueshme të mbështetur nga islamikët.

Këshilli u mblodh sot për të bërë betimin e 90 anëtarëve të rinj të emëruar nga zoti Morsi. Këshilli pritet gjithashtu të fillojë të hartojë kornizën e zgjedhjeve në dhomën e ulët të parlamentit gjatë dy mauve të ardhshëm.

Procesi i hartimit të kushtetutës dhe referendumi përfunduan me miratimin e kushtetutës me 64% vota pro.

Morsi po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha fuqive politike që të marrin pjesë në dialogun për unitet kombëtar.

Artikulli paraprakKina, nga sot, me trenat më të shpejtë në botë
Artikulli vijuesEkziston kolesterol (yndyrë) “i mirë” dhe “i keq”?