Siri – 91 Të vdekur nga përleshjet në terren

Forcat e Esadit vazhdojnë të sulmojnë opozitarët në kryeqytetin Damask dhe qytetet Derae, Hama, Deir-z Zur, Halep, Humus dhe Idlib.

Vazhdon dhuna në Siri.

Forcat e Esadit vazhdojnë të sulmojnë opozitarët në kryeqytetin Damask dhe qytetet Derae, Hama, Deir-z Zur, Halep, Humus dhe Idlib.

Sipas lajmeve që vijnë nga terreni përleshje të fuqishme ndërmjet ushtrisë siriane dhe Ushtrisë për Sirinë e Lirë janë vazhdojnë në shumë qytete të vendit.

Në operacionet e fundit tokësore dhe ajrore kanë humbur jetën 91 persona.

Ushtria siriane pretendoi se opozitarët kanë sulmuar një batalion të mbrojtjes kundërajrore në Handerat, afër qytetit të Halepit.

Pas luftimeve të ashpra opozitarët morën edhe kontrollin e kampit Jermuk, që ndodhet afër Damaskut dhe ku strehohen refugjatët palestinezë.

Ndërkaq Rusia ka deklaruar se ka dërguar në Mesme anije luftarake për të evakuuar qytetarët e saj në Siri.

Lajmi është konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Artikulli paraprakZbulohet një pasuri gazi në detin Oman
Artikulli vijuesLindja e shtetit të Palestinës dhe roli i Turqisë