Lindja e shtetit të Palestinës dhe roli i Turqisë

Më datën 29 nëntor 2012 në votimin e bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 138 vota pro, 41 të abstenuar dhe 9 kundër, Palestinës iu dha statusi i vendit vëzhgues jo-anëtarë.

Më datën 29 nëntor 2012 në votimin e bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 138 vota pro, 41 të abstenuar dhe 9 kundër, Palestinës iu dha statusi i vendit vëzhgues jo-anëtarë. Edhe pse në një mënyrë të mangët shteti i Palestinës në këtë mënyrë edhe zyrtarisht u bë pjesë e shoqërisë ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë familjes së njerëzimit i erdhi edhe një shtet i ri. Natyrisht që ky shtet ende nuk është i plotësuar dhe nuk është në një pozitë të përsosur të një aktori të pjekur. Ai nuk është ende në nivel të shteteve tjera as nga aspekti i kushteve gjeopolitike e as nga pozita e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nëse krahasohet me shtete të mëdha, të mesme madje edhe të vogla është shumë vështirë të thuhet se Palestine është një shtet. Nga aspekti i teorisë politike ende nuk mund të pranohet si një shtet pasi territoret, popullata dhe madje qeveria nuk janë formuar plotësisht. Por, edhe krahas këtyre mungesave Palestina është njohur “de jure” nga ana e 138 vendeve dhe në këtë mënyrë fitoi edhe zyrtarisht cilësinë e një shteti. Në këtë aspekt shteti i Palestinës mund të krahasohet me një fëmije të lindur me të meta.

Por, nuk do të ishte e drejt nëse kjo gjendje shikohet si negative dhe pesimiste, sepse shteti i Palestinës në krahasim me vendet tjera është formuar në një në proces dhe kushte të vështira. Ky ishte një vendim i vonuar që Kombet e Bashkuara do të duheshin të marrin para 65 vjetëve. Kjo vonesë prej 65 vitesh Palestinës i shkaktoj dhimbje, padrejtësi dhe një proces të mundshëm. Sepse në këtë proces territoret e Palestinës janë pushtuar nga ana e Izraelit, në këto territore janë vendosur kolonët izraelit, kanë humbur jetën me mijëra palestinez, janë dëbuar si refugjat në vende tjera, janë arrestuar dhe torturuar nëpër burgjet e Izraelit. Këto politika të Izraelit nuk janë ndalur as nga ana e Kombeve të Bashkuara e as nga e vendeve tjera. Rezolutat e Kombeve të Bashkuara për Izraelin ose nuk janë zbatuar ose kanë mbetur pa rezultate pasi Izraeli ka kundërshtuar. Kombet e Bashkuara dhe shoqëria ndërkombëtare kanë mbetur indiferent ndaj kësaj situate.

Mirëpo tani çfarë ndryshoj që 138 vende e njohën Palestinën edhe me cilësi të mangëta? Sipas mendimit tim këtij ndryshimi i kanë paraprirë tre faktor themelor të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Mund të them në mënyrë mjaftë objektive se në krye të këtyre gjendet Turqia. Turqia ka luajtur rolin kryesor në njohjen e Palestinës dhe arriti ta bind shoqërinë ndërkombëtare dhe vendet të cilat votuan pro. Si tregues konkret i rolit të Turqisë mund të cekim edhe urimin e parë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutollu që i bëri Presidentit Mahmud Abbas dhe vizita e parë jashtë vendit e këtij të fundit në Turqi. Këto gjeste diplomatike nuk janë zhvillime të zakonshme dhe të rastësishme, por janë rezultat i një politike pro-palestineze të Turqisë. Reagimi i njohur “One Minute” i Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan ndaj Presidentit të Izraelit, Shimon Peres, përpjekjet e Turqisë për heqjen e rrethimit të Rripit të Gazës, ngrirja e marrëdhënieve me Izraelin pas ngjarjes së anijes Mavi Marmara dhe zhvillimi i dialogut me Hamasin krahas çdo kritike të bërë.

Politikat e Turqisë u treguan aktive në tre pika. Fillimisht këto politika kanë tronditur imunitetin e Izraelit para Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar dhe rritën presionin ndaj tij. Kjo gjendje bëri që Izraeli të vetmohet dhe të ngushtohet në shoqërinë ndërkombëtare. E dyta, politikat e Turqisë kanë kontribuar edhe formimin e opinionit ndërkombëtar në favor të Palestinës. Shoqëria ndërkombëtare është bërë më e ndjeshme ndaj problemit të Gazës dhe viktimizimit palestinez. Dhe së fundmi politikat e Turqisë kanë sfiduar pozitat pro-izraelite të vendeve perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto vende duke u frymëzuar edhe nga imazhi në rritje i Turqisë në rajon, janë bindur më shumë për nevojën e formimit të një shteti palestinez.

Faktori i dytë që luajti rol të rëndësishëm në vendimin e 138 vendeve ishin edhe zhvillimet që u jetuan në Pranverën Arabe. Ky proces më në fund ishte pasqyruar edhe në problemin palestinez gjë që edhe pritej. Ndërkohë që në gjithë Lindjen e Mesme bëheshin ndryshime rrënjësore, do të ishte e pamundur që në Palestinë të mos ndodhë ndonjë ndryshim, posaçërisht pas ndryshimit në Egjipt. Natyrisht që çështja e Palestinës është e ndryshme në krahasim me çështjet tjera. Por, zhvillimet në kontekstin e Egjiptit, Sirisë dhe Iranit janë pasqyruar pozitivisht në Palestinë dhe krahas Izraelit është marrë ky vendim. Kjo gjendje në njëfarë mënyre mund të quhet edhe si fitore e rezistencës ndaj diktaturës së Izraelit dhe shoqëria ndërkombëtare ka qenë e detyruar të përkrahë këtë rezistencë. Statusi i shtetit të cilin Kombet e Bashkuara i dhanë Palestinës para 65 vjetësh gjatë Asamblesë së Përgjithshme tani po në të njëjtën ditë, pra më 29 nëntor 2012 në mënyrë simbolike i është kthyer Palestinës edhe pse ende nuk është aq i fort sa statusi që i është dhënë Izraelit…

Ndërsa faktori i tretë i vendimit të Kombeve të Bashkuara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoshta kjo tingëllon si spekulim por unë besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendimin në lidhje me Palestinën që morën 138 vende në mënyrë indirekte dhe implicite e shikojnë si pozitive. Ky vendim është një aplikim i formulës së politikës zyrtare të SHBA të “zgjidhjes me dy shtete” dhe mendoj se ky zhvillim është bërë në drejtimin që dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, jam i mendimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndryshe nga shembujt tjerë nga e kaluara, nuk ndërhynë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar vendimin në lidhje me Palestinën. Edhe pse SHBA votuan kundër, ajo nuk bëri presion në vende tjera për të dhënë votën kundër. Presidenti Obama votoi kundër për shkak të shqetësimeve në politikën e brendshme, ndikimit të lobit izraelit dhe pjesërisht për shkak të pozitës klasike të SHBA, por i ndezi dritën e gjelbër votës pro. E kjo mund të shihet si performancë e parë pozitive e Obamas në mandatin e tij të dytë.

Këto qëndrime të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë aspak surprize. Kjo gjendje kuptohet mjaftë mirë nëse shikohet në kontekstin e bashkëpunimit dhe partneritetit model gjatë procesit të Pranverës Arabe. Natyrisht që ky proces nuk ka mbaruar ende, para nesh gjendet edhe një rrugë e gjatë për të kaluar që ky vend me të meta të shumta të jetë në gjendje të qëndroj në këmbët e veta. Ndërkaq ky do të jetë një proces i varur nga politikat e palestinezëve, izraelitëve dhe aktorëve tjerë ndërkombëtar.

Artikulli paraprakSiri – 91 Të vdekur nga përleshjet në terren
Artikulli vijuesKompjuterat do të zotërojnë pesë shqisat e njeriut