Siri, armëpushimi në Alepo zgjatet deri të hënën

Armëpushimi në qytetin e Alepos, në Siri, është zgjatur me tre ditë të tjera për të parandaluar përkeqësimin e situatës, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes ruse, transmeton TCH.

Ushtria siriane njoftoi të mërkurën një armëpushim dyditor, dy javë pas luftimeve që lanë pas rreth 300 civilë të vdekur. Armëpushimi i ri bëhet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë jetë një armëpushimi gjithëpërfshirës, plani për të cilin u prezantua në shkurt.

Rusia ka mbështetur aleaten e saj, Sirinë, me sulme ajrore që prej shtatorit 2015. Alepo, që ndodhet në veri-perëndim të Sirisë, ishte qendra financiare dhe industriale e vendit përpara se lufta civile 5-vjeçare të fillonte.

Aktet e fundit të dhunës të verifikuara atje kanë qenë fazat më të rënda të luftës përgjatë vitit të fundit. Raporte të ndryshme tregojnë se armëpushimi i shkurtër solli një periudhë qetësie për banorët e Alepos.

Një prej tyre, Sameh Tutunji tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, dyqanet janë hapur dhe se njerëzit po marrin frymë lirisht. “Nuk dëgjuam zhurmat e bombave me të cilat ishim mësuar. Për më shumë se 10 ditë nuk pamë të vrarë”, tha Tutunji.

Artikulli paraprakAlgjeria ndërton xhaminë me minaren më të lartë në botë (hyn lexo sa metra)
Artikulli vijuesJaponezja qe e pranoi Islamin