Siri, Asadi përdor raketa iraniane

Regjimi i Bashar al-Assad në Siri ka qëlluar të paktën dy raketa tokë-tokë të prodhimit irianian ndaj kryengritësve, deklaruan të premten për “CNN” dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Raketat “Fateh A-110” janë një risi në luftën civile 21-mujore dhe përbëjnë një version të modifikuar të raketave të mëparshme “Scud”, të përdorur nga regjimi sirian në javët e mëparshme.

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të identifikoheshin, për shkak të ndjeshmërisë së këtij lajmi, por sipas “CNN”, burimet mund të konsiderohen të “sigurta dhe mirëinformuara” .

”Fateh” janë raketa me rreze prej 200 kilometrash dhe konsiderohen tepër efikase, ndërsa mund të telekomandohen gjatë rrugës së tyre.

Sipas Uashingtonit, regjimi i al-Assad ka nisur të përdorë gjerësisht raketat, për të mbrojtur avionët gjuajtës, disa prej të cilëve janë qëlluar nga armët më të sofistikuara tashmë në dorë të rebelëve./tch/kohaislame

Artikulli paraprakFrika nga avioni, një nga fobitë më të përhapura
Artikulli vijuesSi mund t’i përmirësojnë profesionistët e IT-së aftësitë e tyre komunikuese