Të paktën 40 njerëz janë vrarë dhe numër rekord të plagosur, këtë të diel në një sulm të avionëve rus që goditi një treg në provincën e Idlibit, thonë disa aktivistë.
Në mëngjesin e hershëm është sulmuar vendi Ariha, 15 km në lindje të qytetit Idlibit. Mediat lokale thonë se ato bomba sulmi janë lëshuar nga avionit rus. Po ashtu edhe televizionet pro opozitare kanë lajmëruar për vdekjen e 40 njerëzve.
Rami Abdulrahman, drejtori i Observatorit Siran për të Drejtat e Njeriut, thotë se numri i të vrarëve është mbi 60të dhe shumë të plagosur të tjerë nga ky sulm. Ndërsa forcat ruse ende nuk kanë dal me një deklaratë. Forcat ajrore ruse kanë shprehur përkrahjen e hapur për presidentin Bashar Al Asad dhe kanë filluar sulmin që nga 30 shtatori./KohaIslame