Siri – Brahimi: Duhet të ndalen menjëherë gjakderdhja dhe dhuna

I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, u shpreh për mediat e huaja në Damask se kishte ardhur në vend për konsultime me ”vëllezërit sirianë”.

Ndërsa ndodhet në kryeqytetin sirian në një mision tre ditor, Brahimi, i cili ka pasuar ish-të dërguarin e posaçëm Kofi Annan, pritej të takohej sot me ministrin e Jashtëm, Walid al-Muallim dhe do të takohet nesër me presidentin Bashar al-Assad dhe liderët e opozitës siriane.

“Kriza është në një gjendje kritike dhe po shkon drejt një rruge pa krye”, u shpreh Brahimi pas mbërritjes sot në Damask.

“Besoj se të gjithë bien dakord me faktin se gjakderdhja dhe dhuna duhet të marrin fund”.

Ndërmjetësi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi, i cili filloi të enjten vizitën e tij të parë në Damask, deklaroi se kriza në Siri ishte serioze, bënë të ditur burime mediatike siriane.

Gjatë vizitës së tij e para në Siri, Brahimi pritet të takohet me presidentin, Bashar al-Assad./trt/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëri: Identifikohen vrasësit e Shefit të Komisariatit të Shijakut
Artikulli vijuesObama: Prioritet mbrojtja e personelit diplomatik jashtë vendit