Siri, forcat e Asadit granatuan rrugën e vetme mes Jebel Ekrad dhe Idlib-it

Gjatë javës së parë të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, e cila hyri në fuqi të shtunën e kaluar, janë vrarë 75 civilë

 

HATAY (AA) – Forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad bombarduan të hënën në mëngjes rrugën në mes të Jebel Ekrad dhe Idli-itb në rajonin Turkmendag, rruga e vetme që lidh dy vendet në Siri, në afërsi të kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin artilerik dhe raketor janë goditur edhe vendbanimet turkmene të cilat ndodhen përgjatë rrugës.

Siç njofton gazetari i AA-së, luftime sporadike po zhvillohen në afërsi të fshatrave turkmene Sarraf dhe Kelez.

Gjatë javës së parë të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, e cila hyri në fuqi të shtunën e kaluar, janë vrarë 75 civilë, por është zvogëluar numri i sulmeve të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe forcave ruse mbi vendbanimet në Siri.

Artikulli paraprakOperacionet anti-terroriste në Lindje dhe Juglindje të Turqisë
Artikulli vijuesVIDEO – Mbjelli plepa që të shkon në Haxh (rast Interesant që ka ndodhë në Shtimje)