Siri: Forcat kriminale të Asadit vrasin 40 persona në Halep

Forcat ajrore të Sirisë vazhdojnë sulmet në provincën e Halepit.

Njoftohet se në sulmet e fundit kanë gjetur vdekjen 18 vetë, nga të cilët 5 ishin fëmijë.

Reparte të varura nga Esadi operacionet ajrore në Halep vazhdojnë ti kryejnë pa ndërprerje që nga mesi i dhjetorit të kaluar e këtej.

Bombardimet pjesën më të madhe të qytetit e kanë kthyer në gërmadhë, ndërsa spitalet janë mbushur plot me të plagosur.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me seli në Angli njoftoi se si pasojë e sulmeve që ushtria siriane ka bërë në lindje të Halepit ditën e diel kanë humbur jetën 40 persona.

Pamjet amatore që janë regjistruar në terren shpalosin para syve të gjithë lakuriqësinë e brutalitetit në Halep.

Artikulli paraprak(Video) Gëzim Kelmendi – I ftuar në RTK – Projektligji i mbrojtjes nga zhurma
Artikulli vijuesFatmir Limaj: Nuk e njoh më PDK-në