MINISTRAT E JASHTËM ARABË DISKUTOJNË PËR SIRINË

Ministrat e Jashtëm arabë planifikojnë të takohen të dielën në Arabinë Saudite për të diskutuar zhvillimet në Siri dhe për të zgjedhur një zëvendësim për Kofi Ananin, i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për konfliktin në Siri.

Anan dha dorëheqje më 2 gusht, duke thënë militarizimi në rritje në Siri dhe mospajtimet brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë bërë të pamundur punën e tij,njofton rel.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se i preferuari i tyre për të zëvendësuar Ananin është diplomati veteran algjerian Lakdar Brahimi, i cili ka qenë edhe zyrtar i lartë në Ligën Arabe.

Takimi mbi Sirinë, ndodh para se udhëheqësit myslimanë takohen të martën në Arabinë Saudite në një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.kohaislame

Artikulli paraprakMarrëveshjet do të respektohen
Artikulli vijuesPREMTON MË SHUMË AVIONË LUFTARAKË