Është njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por tash kritikon vazhdimisht partinë e Kryeministrit Hashim Thaçi, ish-Drejtorit Politik të kësaj force.
Në Kuvendin e Kosovës, merret shumë me Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) e Kadri Veselit, ku kohë më parë edhe “shkepën” e “hëngrën” grushte në një përleshje në katërshe me Bekim haxhiun, Latif Gashin e Florin Krasniqin.
Por, Rexhep Selimi, tash deputet i Vetëvendosjes së Albin Kurtit nuk ishte gjithë opozitë dhe larg tenderëve milionësh të Qeverisë Thaçi.
Duke shfletuar në kontratat publike, Indeksonline ka gjetur se kompania “Road Signs & Marking” (RSM), pronë e Agim Kolajt nga Ministria e Transportit, që atëkohë udhëhiqej nga deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, ka marrë mbi 10 milionë euro.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka deklaruar se në vitin 2011 ka punuar në këtë kompani dhe ka deklaruar po ashtu se nga kompania në fjalë ka marrë një pagë vjetore mbi 12 mijë euro.
Indeksonline ka gjetur se edhe kompania “Dreal”, e regjistruar në pronësi të gruas së Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi nga Malisheva e Gjilanit, ishte disa herë si pjesë e konzorciumeve të kompanive që po ashtu nga Ministria e Limajt murrën miliona euro.
Kompania “Dreal” është gjetur në konzorciume me kompaninë “RSM”, pastaj “RSM” e “Dreal” ishin bashkë edhe në konsorcium me “Drini Company” nga Prizreni , “Alb Building” e “Mirusha” etj.
Megjithëse ishin bashkëluftëtarë me Fatmir Limajn dhe në Ministrinë e Transportit që drejtonte ai, kompania e gruas së Selimit dhe kompania “RSM” ku punoi ai murrën mbi 10 milionë euro tenderë publik, Deputeti i Vetëvendosjes mohon ta ketë përdorur ndikimin e tij në biznes.
“Nuk kam tentuar të përdor ndikim te cilido ministër i Qeverise Thaçi për faktin e të qenit bashkëluftëtar apo bashkëpunëtor ne ndonjë periudhe të luftës apo më vonë. Përkundrazi!”, thotë Selimi për Indeksonline.
Deputeti Selimi nuk i mohon asnjë prej fakteve të paraqitura nga Indeksonline.
“Jam angazhuar (punësuar) në kompaninë Road Signs & Marking RSM gjatë kohës që isha i papunë, para se të kandidoja për deputet në zgjedhjet e kaluara. Aty kam kryer punë të ndryshme menaxheriale. Në ndërkohë familja ime ka zhvilluar edhe një biznes tjetër familjar me firmën “DREAL”, me pronare bashkëshorten time, me të cilin biznes kemi bashkëpunuar kryesisht me kompaninë RSM dhe me partnere të tjerë të kësaj kompanie, por jo si lider në projekte, për shkak të kapaciteteve të limituara te “Dreal-it”. Kapacitetet
e Dreal kanë qenë të limituara, rrjedhimisht edhe punët e kryera dhe përfitimet në bashkëpunim kanë qenë të limituara po ashtu. (Për dijeninë tuaj, pronari i Kompanisë RSM është mik i familjes sime prej shumë vitesh.)”, ka qenë përgjigje e Selimit për Indeksonline, dërguar me postë elektronike nëpërmjet Zyrës për Informim të Vetëvendosjes.
Selimi thotë se me rastin e kandidimit për deputet dhe marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës, në marrëveshje edhe me familjen e tij, ai ka hequr dore nga çdo aktivitet biznesor, po ashtu edhe nga puna në RSM.
“Si rrjedhojë sot të vetmet të ardhura që ka familja ime, (përfshirë këtu edhe gruan time) është paga që marr si deputet i Kuvendit të Kosovës. Paga ime e fundit në RSM ka qenë paga para se të marr pagën e parë si deputet”, thotë Selimi për Indeksonline.
Ai thotë se të gjitha konstatimet e dala nga hulumtimi i Indeksonline janë në përputhje edhe me deklarimet e pasurisë që ka bërë si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Mund t’i bëni edhe krahasimet me formularin e deklarimit të pasurisë, si dhe po ashtu edhe t’i kontaktoni bankat përkatëse ku kanë qarkulluar pagat dhe atëherë dhe tani”, tregohet transparent Selimi.
Deputeti Selimi thotë se tash ai dhe familja e tij e ngushtë nuk kanë ndonjë aktivitet biznesor e as përfitime financiare përveç pagës së tij.
“Unë jam vetëm deputet kurse bashkëshortja ime po vazhdon studimet”, thotë Selimi për Indeksonline.kohaislame
You Might also Like
KFOR-i bllokon rrugën Zveçan Rudare, serbët grumbullohen
Të gjitha rrugët që shpijnë nga Zveçani për në fshatin Rudare dhe te barrikada e…
By
Redaksia
1 Min Read
EKSODI NË SHQIPËRI DHE KOSOVË, PËRGJEGJËSI KA EDHE BE-JA
Fenomeni i azilkëkuesve shqiptarë drejt vendeve të BE-së nuk po ndalet. Me gjithë…
By
Redaksia
7 Min Read
KKSH kërkon nga Beogradi lirimin e gjithë të burgosurve shqiptarë
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke përshëndetë lirimin e pesë të burgosurve ish-pjesëtarë të UÇPMB-së nga xhandarmëria…
By
Redaksia
1 Min Read
Ku i ki burrat dhe gratë?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, i ka bërë thirrje kryeministrit Thaçi që…
By
Redaksia
1 Min Read
FILLON MUAJI I RAMAZANIT
Sot ka nisur muaji i Ramazanit-muaji i agjërimit. Autoritetet fetare dhe ato politike në Kosovë…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjermania vijon kthimin e azilkërkuesve shqiptarë, ky është numri i të riatdhesuar në 3 ditë
Shteti gjerman vijon të kthejë azilkërkuesit shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet për azil pas miratimit…
By
Redaksia
1 Min Read
