91 mjekë sauditë pranohen në programin prestigjioz në SHBA

Nëntëdhjetë e një mjekë sauditë u pranuan këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Programin për Përputhshmëri Kombëtare  (NRMP) në spitalet universitare më me reputacion të tilla siç janë Harvard, Cleveland, Cornell dhe Çikago, kanë raportuar mediat lokale.
 
Përmes programit NRMP, mjekët sauditë do të marrin trajnime dhe dhe anëtarësim në programe mjekësore, njoftohet sipas zyrtarëve.
 
Dr. Samar Al-Saggaf, drejtuese e Programeve Shëndetësore në Misionin Kulturor të Arabisë Saudite (SACM) në Shtetet e Bashkuara, tha se ky sukses është edhe një dëshmi se të rinjtë Sauditë kanë potencial të madh për kreativitet në qoftë se ata janë të pajisur me mbështetje në përpjekjet e tyre profesionale . 
 
Ajo theksoi se sukseset e arritura nga Programet Shëndetësore nuk do të kishin qenë të mundshme pa mbështetjen dhe drejtimin e Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Salman.
 
Aspiratat e mjekëve sauditë meshkuj dhe femra janë të mëdha, vuri në dukje ajo.
 
Al-Saggaf ka njoftuar se ata kanë nënshkruar marrëveshje me 100 universitete dhe spitale në këtë drejtim, së bashku me 300 marrëveshjeve të tjera bashkëpunimi. Rreth 35 marrëveshje të reja janë gjithashtu, në proces, tha ajo.
Artikulli paraprakPakistan: Vret 10 të afërm pasi i refuzohet kërkesa për martesë
Artikulli vijuesGjermania me Bankë Islame