Siri: Lideri opozitar ka paraqitur dorëheqje

0 Min Read

Moaz al-Khatib, lider i Koalicionit Kombëtar Sirian, që mbështetet nga Perëndimi, sot ka paraqitur dorëheqje.

Në deklaratën e tij ai theksoi se këtë veprim e ka bërë, pasi konsideron se në të ardhmen, mund të punoj me më tepër liri, duke mos qenë lider i këtij koalicioni.

Deklarata e tij është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Një zëdhënës i tij e ka konfirmuar dorëheqjen./BS/kohaislame

Share This Article