Egjipti, kryeprokurori tërhiqet nga dorëheqja

Kryeprokurori i egjiptian që ofroi dorëheqjen ditën e hënë, është tërhequr nga kërkesa e lënies së postit. Talat Ibrahim deklaroi se tashmë është në dorë të Ministrit të Drejtësisë të vendosë nëse duhet të qëndrojë apo jo në këtë detyrë.

Ibrahim u caktua kryeprokuror nga presidenti Mohamed Morsi gjatë muajit nëntor, pas shkarkimit të paraardhësit të tij me kritikat për mosbërjen e punës së duhur për dënimin e ish-zyrtarëve të regjimit të Mubarak që shtypën me dhunë protestat përgjatë revolucionit.

Ibrahim, pak ditë pas marrjes së detyrës u vendos në qendër të kritikave të opozitës siriane. Mijëra egjiptianë dolën në rrugët dhe sheshet e qyteteve për të kundërshtuar emërimin e tij dhe bashkë me të edhe dekretin e presidentit Morsi dhe projekt-kushtetutën e propozuar prej tij. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakAfaristët serbë paralajmërojnë sërish bllokadë të rrugëve
Artikulli vijuesRusia “nuk mbron Assadin”, do bisedime