Siri: Lufta shkatërron sistemin shëndetësor

Doktorët e Rruzullit kanë bërë një film sensibilizues për Sirinë.

Deri më sot nga luftimet në Siri kanë humbur jetën rreth 130 mijë njerëz.

Me mijëra sirianë kanë vdekur për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të pamjaftueshme.

Doktorët e Rruzullit (Yeryüzü Doktorları Derneği) u vunë në veprim për ti gjetur një zgjidhje këtij problemi.

Në kuadër të fushatës “Kam Nevojë për Ty” kanë nisur punimet për dërgimin në Siri të 100 mijë çantave të ndihmës së shpejtë.

Në lidhje me këtë u përgatit edhe një film vizatimor që flet për vështirësitë që vuan Siria sot në fushën e shëndetësisë.

Përmes fushatës së ndihmës që realizohet me anë të videoklipit vizatimor dhe që planifikohet të shfaqet në kanale të ndryshme televizive nga qytetarët kërkohet përkrahje dhe mbështetje.

Artikulli paraprakRexhep Qosja ia mban krahun rektorit, thotë se po bëhet fushatë ndaj tij
Artikulli vijuesEgjipt: Gjenerali al-Sisi njofton kandidaturën për president