Opozita ka goditur pallatin shtetëror dhe agjentutor në Damask

Njësiti i Diras që i përket ushtrisë çlirmtare siriane, kanë goditur pallatin shtetëror, aeroportin Maze dhe qendrën agjentutore në Damask, nga tri shpërthime të forta që e kanë tronditur kryeqytetin sirian.

Në anën tjetër, dëshmitar okular njoftojnë për disa shpërthime në mëngjesin e sotëm, në zonën kodrinore të Damaskut ku është e banuar me pakicën Alevije të ciles i takon edhe kryetari Beshar Asadi.
Një zonjë e shtëpis ka thënë, që autoambulancat kanë shkuar në drejtim të tymit dhe njerëzit gjuanin me armë në qiell pa kontroll.
Televizioni shtetëror sirian kishte publikuar lajmin për sulmin me predha, por kishte mohuar humbjen në njerëz duke mos dhënë as edhe detaje tjera.
Zyra e kryeministrit britanik Dejvid Kameronit kishte deklaruar se Britania do të ketë bisedime me një grup të opozitës me qëllim të ndaljes së dhunës në vend.
/Mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakMaqedoni, policia shqetëson nxënësit në klasë
Artikulli vijuesVitia mbulon shpenzimet e varrimit për qytetarët e vet