Në sulmet e avionëve dhe helikopterëve të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në disa lagje të Halepit janë vranë 25 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi me bomba fuçi është kryer në tre lagje të Halepit. Zyrtari i mbrojtjes civile të Halepit Ibrahim Ebu Leys tha se avionët dhe helikopterët e forcave të regjimit sulmuan lagjet Firdaus, Maadi dhe Magayir, të cilat janë nën kontrollin e opozitës.