Zjarr në një hotel në Kajro, 20 të lënduar

Një hotel në zonën e populluat Ataba të Kajros mbrëmë është përfshirë nga zjarri i cili shpejt u përhap në tërë objektin dhe ndërtesat përreth.

Së paku 20 persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që mbrëmë vonë përfshiu ndërtesën e një hoteli si dhe objektet përreth në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Një hotel në zonën e populluat Ataba të Kajros mbrëmë është përfshirë nga zjarri i cili shpejt u përhap në tërë objektin dhe ndërtesat përreth. Njësitet zjarrfikëse sot në mëngjes arritën të vendosin nën kontroll stuhinë e zjarrtë, ndërsa bëhet fjalë për zjarrin e dytë të ngjashëm në këtë lagje.

Zëdhënësi i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Halid Mujahid njoftoi se gjatë zjarrit janë lënduar 20 persona, në mesin e të cilëve nuk ka që paraqesin rrezik për jetën.

Dëshmitarët okularë raportojnë se personat në hotel janë evakuuar para se zjarri të përfshijë gjithë ndërtesën, ndërsa njësive zjarrfikëse në ndihmë u erdhi edhe ushtria. Në vazhdim është hetimi lidhur me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Artikulli paraprakMeksikë, tërmet me magnitudë prej 5.9 ballë
Artikulli vijuesErdoğan: Në luftën kundër DAESH-it na kanë lënë vetëm