Philip Luther: Assad po përdor taktikën “vdekja nga uria”

Vdekja nga uria është taktika e përdorur nga qeveria e Assad kundër refugjatë sirianë. Vdekja e rreth 128 refugjatëve në kampin e Damaskut në Yarmouk e tillë është cilësuar nga grupi “ Internacional Amnesty” për të drejtat e njeriut.

“Një krizë humanitare katastrofike. Forcat kriminale të Asadit janë duke kryer krime lufte duke përdorur urinë për vdekje si një armë lufte. Veprimet e dëshpëruara të civilëve dhe familjeve që janë të detyruar të hanë macet dhe qentë e rrugës si dhe snajperat sirianë që i pushkatojnë në largësi ndërsa këta të fundit janë në kërkim të ushqimit, është një pamje që tashmë është bërë shumë familjare,një horror i vëetetë në rrugët e Yarmouk”-ka thënë Drejtori i Amnesty për Lindjen e Mesme, Philip Luther.

/sot/kohaislame

Artikulli paraprakKazinot: Vendi ku “pastrohet” paraja e nëntokës politike
Artikulli vijuesEnver Hoxhaj: Kosova shënon kapitull të ri bashkëpunimi me Pakistanin