Siri: Qeveria thotë se do të punojë me diplomatin Brahimi

Qeveria e Assadit thotë se është e gatshme të punojë me të dërguarin e ri ndërkombëtar, Lakdar Brahimi.

Zëvendësministri i jashtëm i Sirisë tha se Damasku shpreson se Brahimi do ta hapë rrugën për “dialog kombëtar” për ta përfunduar konfliktin.
Raportohet se edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në lagjet e kryeqytetit Damask dhe në Alepo.
Observatori Sirian për të Drejat e Njeriut, pro opozitar, tha se në gjithë Sirinë janë vrarë së paku 100 vetë./BS/kohaislame

Artikulli paraprakPakistan – Të paktën 26 të vdekur nga përmbytjet
Artikulli vijuesMasakër në Kenia, therën dhe dogjën 48 gra e fëmijë!