Siri: Qyteti Aleppo ballafaqohet me mungesë të ujit

Aktivistët në Siri thonë se nga luftimet në Aleppo është dëmtuar sistemi i gypave të ujësjellësit, në disa pjesë të qytetit.

Aktivistët kanë thënë se gypat janë goditur gjatë përleshjeve ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve në lagjen Midan.
Kryengritësit kishin synuar marrjen e kontrollit ndaj bazës ushtarake Hanano, që është depo e armatimit në qytet.

Siç transmeton Evropa e Lirë, forcat qeveritare duke përdorë artileri dhe sulme ajrore thonë se kanë pasur sukses në dëbimin e kryengritësve, gjatë betejës 20 orësh, që filloi dje.

Kryengritësit dje pretendonin se e kishin marrë kontrollin ndaj disa kazermave në këtë bazë. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakMedicus: Ekspertja ndryshon deklaratën, flet për një transplantim
Artikulli vijuesSamsung nxjerr prototipin e serisë 9 me rezolucion 2560×1440