400 TURKMENË SIRIANË KALOJNË KUFIRIN PËR T’U STREHUAR NË TURQI

Në Siri vazhdojnë masakrat e regjimit të Esadit.

151 sirianë të tjerë ndër të cilëve 9 ishin të plagosur kanë kaluar në Turqi nga kufiri i nënprefekturës Rejhanllë të Hatajit.

Ndër të ardhurve gjenden edhe dy oficerë të larguar nga ushtria.

Ushtarët Sirianë u vendosën në qytetin çadër Apajdën të Hatajit.

Kurse sirianët e tjerë janë dërguar nëpër qytetet çadër të nënprefekturave Xhejlanpënar dhe Isllahije të Shanllëurfës dhe Gaziantepit.

9 sirianët e plagosur janë shtruar për kurim nëpër spitalet në Hataj.

Edhe 400 turkmenë ndër të cilëve shumica ishin gra dhe fëmijë kanë ardhur për t’u strehuar në Turqi nga rajoni kufitar i fshatit Këzëllçat i nënprefekturës Jajladaë të Hatajit.

Turkmenët janë strehuar në qytetin çadër numër 2 të Jajladaë.kohaislame

Artikulli paraprakZbulohet tuneli i drogës në kufirin Amerikë-Meksikë
Artikulli vijuesSHBA-ERDOAN, LIDERI MË POPULLOR NË VENDET MYSLIMANE