Siri – Situatë e tensionuar në rajonin Rasulajn në kufi me Turqinë

Në provincën Rasulajn të Sirisë kanë filluar përsëri konfliktet midis opozitarëve të lidhur pas Al Nusras dhe zgjatimit të organizatës terroriste në Siri PYD.

Dy predha të kundër-ajroreve të hedhura në konflikte kanë goditur muret e bahçeve të dy shtëpive në nënprefekturën Xhejlanpënar të Shanllëurfës në Turqi.

Ndërkohë që në incident nuk pati të vrarë ose të plagosur, dëmtimet ishin materiale.

Edhe nga rajoni Tel Abjad të qytetit Rakka në Siri që gjendet pranë Turqisë po dëgjohen të shtënat me armë.

Sipas lajmeve, Ushtria e Sirisë së Lirë e cila ka për disa kohë kontrollin në rajonin Tel Abjad të qytetit Rakka është duke u përleshur me grupet e PYD-së të ardhur nga rajoni Ajnel Arab.

Të shtënat që vijojnë me ndërprerje dëgjohen edhe nga ana turke në Akçakale. Në konflikte shpesh herë dëgjohen të shtëna edhe të armëve të rënda.

15 sirianë të plagosur në konfliktet që vijojnë që dje natën janë sjellë nga të afërmit e tyre në Portën Kufitare Akçakale. Ata më pas u dërguan me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Akçakalesë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTë përzgjedhurit e Papës Françesku në skandal homoseksualësh
Artikulli vijuesSkandal: Policia gjermane ka rrahur të rinjtë muslimanë