Siri, të paktën 20 të vrarë

Aktivistët dhe zyrtarët e shëndetësisë thonë se një valë goditjesh ajrore në zonat rebele në veriun e vendit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave.

Aktivistët thanë se goditjet ajrore ndodhën dje pasdite dhe në orët e para të ditës së sotme dhe goditën katër qytete në provincat e Idlibit dhe Aleppos, përfshirë qytetin e Maaret al-Numanit nën kontrollin e rebelëve. Zyrtarët e shëndetësisë shtuan se mes të vdekurve kishte një numër fëmijësh.

Videot e goditjeve në internet tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe të mbijetuar që tërhiqnin trupa nga rrënojat. Pretendimet e aktivistëve videot nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

I dërguari ndërkombëtar i paqes Lakhdar Brahimi tha sot se një armëpushim i përkohshëm për të cilin ai ka bërë thirrje në Siri mund të formojë bazën për një armëpushim të vërtetë në vendin e goditur nga lufta. Brahimi do të shkojë në Damask ditët e ardhshme në një përpjekje për të arritur një armëpushim.

Artikulli paraprakDështon komploti kundër Rezervave Federale, komploti ishte kurth nga FBI
Artikulli vijuesAkuzohet për terrorizëm, i ati mohon akuzat (Rezerva Federale)