SIRI – USHTRIA E REGJIMIT HYN NË NJË LAGJE TË HALEPIT ME TANKE DHE AUTOBLINDA

Ushtria siriane hyri në orët e paradites së sotme me tanke dhe autoblinda në lagjen Salaheddine, në Halepi, ku po zhvillohen luftime tepër të ashpra dhe intensive, njoftoi për mediat ndërkombëtare një komandant lokal i Ushtrisë për Sirinë e Lirë (ASL), forca politike dhe luftarake e kryengritësve.

“Forcat e regjimit kanë avancuar në rrugën al-Malaab, në lagjen Salaheddine përmes tankeve dhe autoblindave dhe aktualisht në këtë zonë po zhvillohen luftime të përgjakshme dhe intensive”, theksoi komandanti Wassil Ayoub./trt/kohaislame

Artikulli paraprakIsh drejtuesi kishës Ortodokse Serbe vret të varurin nga droga
Artikulli vijuesKuçi: ‘Frikë për ata që kanë fituar pasurinë në mënyrë të paligjshme’