Ish drejtuesi kishës Ortodokse Serbe vret të varurin nga droga

Prifti Branislav Peranoviq, ish drejtuesi i qendrës së famshme të rehabilitimit të Kishës Ortodokse Serbe Crna Reka, ka vrarë një person të varur nga droga në qendrën tjetër të rehabilitimit të drejtuar nga kisha në Jadranska Lesnica, në Lindje të Serbisë, të hënën mbrëma duke i rënë në kokë me një shkop.

Peranoviq është arrestuar dhe vënë në paraburgim në qytetin Sabac për 48 orë, raporton gazeta JNK.
Gjykatësi i rastit, Slobodan Velisavljeviq, ka thënë se djali i vrarë ishte gjetur në një shtëpi pranë e që ka pronar Peranoviqin.
“Autopsia është duke u bërë për të vendosur nëse vdekje ishte pasojë e sulmeve të shkaktuara nga një objekt i rënë me të cilin i është rënë në kokë”, Velisavljeviq u ka thënë gazetarëve.
Dioqeza e Sabacit, që ka në pronësi kompleksin në Jadranska Lesnica, ka shprehur dhimbje në lidhje me incidentin dhe ka thënë që po e vëzhgojnë hetimin./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakClinton: Të planifikohet dita pas Assadit
Artikulli vijuesSIRI – USHTRIA E REGJIMIT HYN NË NJË LAGJE TË HALEPIT ME TANKE DHE AUTOBLINDA