Siri: Ushtria "Fetih" e opozitës merr plotësisht nën kontroll qytetin Idlib

Ushtria “Fetih” e opozitës së Bashkuar e krijuar me qëllimin për të marrë nën kontroll qytetin Idlib në Siri, njoftoi se ka vendosur kontrollin e plotë të saj në qytetin Idlib i cili gjendet në veriperëndim të vendit raporton (AA).
 
Në një deklaratë nga ushtria “Fetih” theksohet se trupat e saj të vendosura në veriperëndim të vendit pas 5 ditësh sulmesh të ndërmara kundër forcave të regjimit në qendrën e qytetit Idlib arritën të marrin nën kontrollin e plotë atë.
 
Usame Ebu İbrahim, një nga komandantët në terren të ushtrisë “Fetih” në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmeve që prej 5 ditësh të Trupave të bashkuara të opozitës ndaj ndërtesave dhe pikave ushtarake ku ishin vendosur forcat e Asadit ata kanë arritur të marrin në kontroll të plotë qytetin.
 
Ibrahim thekson se kanë larguar popullin në zona të sigurta për mbrojtjen e tyre nga sulmet ajore të regjimit ai tha se “Kemi nën kontroll muzeun e qytetit, qendrën e zbulimit ajror, terminalin e qytetit, burgun qendror të Idlib’it, ndërtesën e prefekturës, zyrën e portës së qytetit, zyrën e degës së krimeve dhe vandet e sigurisë që përdoreshin nga regjimi si baza ushtarake”.
 
– “Forcat e Asadit, janë duke u larguar drejt kazermave në jug të qytetit”
 
Ibrahim shprehet se “Forcat e Asadit, nuk mundën të rezistonin opozitarëve në konfliktet në qytet dhe që janë duke u larguar drejt kazermave në jug të qytetit” ai thekson më tej se kanë larguar civilët në zona më të sigurta për mbrojtjen e tyre nga sulmet ajore të regjimit.
 
Ibrahim thekson se në konflikte kanë vrarë dhe kanë zënë rob shumë ushtarë të regjimit. Ai shprehet më tej se disa ushtarë duke ndërruar rrobat janë përzier me popullatën dhe se nga këto kanë kapur afërsisht 40 pjestarë të cilët i përkasin milicëve të “shebbiha”.
 
Ndërsa Ebu Rashka nga ushtria “Fetih” tha se “siguruam kontrollin e qendrës së qytetit, me shpresën e Zotit do të përparojmë edhe në rajonet në jug. Beshar, po vijmë drejt teje duke i shtypur ushtarët e tu”.
 
Theskohet gjithashtu se ushtria “Fetih”, ka rrethuar edhe fshatin El-Fuaa të Idlibit i cili mbështet Asadin.
 
Grupet e mëdha si Ahraru’sh Damasku, Fronti Nusra, Trupat Aksa (Xhundu’l-Aksa), Ushtria Sunne (Xhejshu’s-Sunna), Fejleku’sh Damasku dhe Brigada e drejta (Livau’l- Hak) u bashkuan nën emrin “Ushtria Fetih” (Xhejsh’ul-Fetih) me qëllimin për të ndërmarrë një “sulm të përbashkët në Idlib”.
Artikulli paraprakBadovci hap portat shkarkuese
Artikulli vijuesDoganës i dalin në shesh dallaveret me tenderin gjysmëmilionësh