Siri, vriten 60 përkrahës të regjimit

Opozita e armatosur siriane ka vrarë të paktën 60 lojalistë të regjimit sirian, në një betejë në fshatin Hatla. Lajmin e bënë vet aktivistët opozitar.

Luftëtarët e opozitës thuhet se sulmuan shtëpitë e lojalistëve të regjimit, në provincën lindore të Deir Azzor.
Sulmi është e thënë të jetë një “hakmarrje” për katër luftëtarë të opozitës të vrarë në këtë vend.
Shumica kryengritësve të armatosur në Siri janë nga shumica sunite e vendit, ndërsa presidenti Bashar al-Assad i takon një pakice të sektit alevit, i cili për një kohë të gjatë mban në duar pushtetin.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakMasakra fëmijësh në Siri
Artikulli vijuesTurqi: Referendum mbi parkun Gezi