Mianmar, zjarr në shkollën muslimane, 13 të vdekur

Një zjarr në shkollën muslimane të qytetit Rangoon, në Mianmar, ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, përfshi edhe fëmijë, bëjnë të ditur zyrtarët.

Oficerë të policisë thanë se zjarri u shkaktua nga një defekt elektrik dhe jo për shkak të ndonjë aktiviteti kriminal. Pjesa më e madhe e fëmijëve ia mbathën pa u lënduar.

Zjarri ka rënë në një kohë kur trazira të dhunshme kanë ndodhur mes budistëve dhe muslimanëve. Të paktën 40 persona janë vrarë që prej 20 marsit, teksa gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në disa zona.

Zëdhënësi i policisë, Thet Lwin, tha për agjencinë e lajmëve AP se ndërtesa dy-katëshe, pjesë e një xhamie, në lindje të Rangoon strehonte rreth 75 fëmijë jetime. Ende nuk bëhet e ditur se sa fëmijë janë mes viktimave.

Pjesa më e madhe e tyre arritën t’i shpëtonin rrezikut, duke vrapuar nga një derë, pasi policia kishte ndihmuar në hapjen e saj duke e shkallmuar. Zjarrëfikëset shkuan menjëherë në vendngjarje, por ndërtesa raportohet të jetë tërësisht e djegur, por e paprekur.

Forcat policore të Mianmarit thanë se viktimat kanë ndërruar jetë nga djegiet ose nga asfiksimi prej tymit. “Sipas “hetimeve” nga oficerët e policisë së kësaj qyteze, zjarri u shkaktua nga tensioni tepër i lartë”, tha ai.

Më 22 mars, emergjenca shtetërore u vu në fuqi në qytetin qendror të Meiktilas, në rajonin Mandalay, ku nisi dhuna pas një grindjeje në një dyqan floriri.

Presidenti Thein Sein ka paralajmëruar se qeveria do të përdorë forcën, nëse do të jetë e nevojshme, për të ndalur “ekstremistët” fetarë dhe oportunistët politikë”, për shkak të nxitjes së urrejtjes fetare./tch/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, muaji mars më i përgjakshmi
Artikulli vijuesSa i kushtojnë SHBA-ve luftërat në Irak dhe Afganistan?