Një grup sirianësh prej 250 personash në rajonin Karkamış të qytetit Gaziantep është kthyer në Jarabulus i cili u pastrua në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” nga militantët e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon dita e 15-të e operacionit kundër kërcënimeve terroriste në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë i ndërmarrë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe nga forcat ajrore të koalicionit.
Një grup sirianësh të cilët ishin strehuar në Turqi duke u larguar nga lufta e brendshme në Siri bënë një kërkesë në prefekturën e qytetit Gaziantep për tu kthyer në vendin e tyre. Pas marrjes së lejeve përkatëse 250 persona duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar kanë mbërritur në pikën kufitare Karkamış.
Grupi i sirianëve që cilët mbërritën së bashku me sendet dhe valixhet e tyre pas procedurave në pallatin e sportit Karkamış, pas kontrollit të sigurisë u dërguan në Jarabulus.
Husejin Rustem, i cili po përjeton emocionet e kthimit në vendin e tij afërsisht pas 1 viti ka theksuar se “Po kthehem sepse vendi ynë ku banojmë është pastruar nga terroristët. Kam mall për nënën dhe babain tim. Familja ime ndodhet atje, ndërsa unë i vetëm këtu. Na thanë se ‘nuk ka më luftë’ për këtë arsye po iki. Unë jam nga fshati Çobanbey. Falënderuar qofshin ushtarët e Turqisë dhe Presidenti Erdoğan. Na shpëtuan nga DAESH-i”.