Mediat e huaja dhe ato shqiptare janë të mbushura me raportime se tashmë refugjatët po i afrohen Shqipërisë.
Sirianët e parë të mbërritur në Konicë të Janinës janë dislokuar në gjimnazin e këtij fshati.
Janë rreth 160 persona që janë strehuar në këtë ndërtesë, pasi mbrëmjen e së premtes u mirëpritën nga vendasit.
Autobusët me refugjatët sirianë kanë mbërritur rreth orës 19 të pasdites së të premtes, ndërsa në Konicë janë mirëpritur e janë përshëndetur nga kryetari i Komunës, nga udhëheqës të tjerë lokalë, por edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq.
Banorët e zonës thuhet se janë përgjigjur menjëherë me ndihma me çfarë të mundeshin, përfshi këtu ushqime e veshmbathje, teksa refugjatët janë transferuar drejt qendrës komunitare të pritjes, ku do të verifikohen të dhënat e tyre.
Ndërkohë ky është momenti shokues kur një nënë emigrantë e lan fëmijën e sapolindur në një pellg në fshatin kufitar Idomeni të Greqisë.
Mijëra refugjatë janë bllokuar në kufi, ndërkohë që vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufinjtë.
Kjo nënë është mes të paktën 14 mijë refugjatëve të ngecur në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.