Sivjet në Qendrën e Studentëve vendosen 3600 studentë

Gjatë këtij viti QS do të pranojë rreth 3600 studentë, për të cilët ofron strehimin dhe ushqimin si dhe aktivitetet tjera në hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), do shpallë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2012/2013 me datën 05.09.2012 (e mërkure).

Edhe këtë vit, përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe kategoritë tjera me gjendje të rëndë sociale, të cilët poashtu do të lirohen nga pagesa.

Ndërsa, duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e QS-së nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim. Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë student i rregullt në UP, ndërsa kritere tjera tashmë të vendosura janë: nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj .

Edhe gjatë këtij viti, çmimi do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, pra 70 euro në muaj (40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi), thotë kumtesa ardhur nga kjo Qendër.kohaislame

Artikulli paraprakNDARJA NGA MIKU IM I SHTRENJTË, MULLA OSMAN ABAZI
Artikulli vijuesDavutoglu:Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare