Zharku i premton përkrahje Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuqi, është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, nga i cili ka marrë përkrahje për investime në infrastrukturën rrugore në Junik.

 

Kuqi, ka thënë se janë shumë të rëndësishme investimet infrastrukturore në këtë komunë. “Ne presim mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës për rregullimin e rrugëve, por me rëndësi është që të përkrahet ndërtimi i rrugës Junik-Gjeravicë, e cila do të frekuentohet nga turistët”, ka thënë Kuqi.

 

Ndërkaq ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i ka premtuar kryetarit të Junikut, se ministria të cilën e drejton do ta përkrah në projekte komunën e Junikut. “Ne si ministri do ta vazhdojmë përkrahjen për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë. Ky projekt rrugor ka qenë edhe në planet e kaluara dhe presim që me rishikimin e buxhetit ta përkrahim”, ka thënë Zharku.

Takimi i ministrit Zharku me kryetarin e Junikut është realizuar në kuadër të takimeve njohëse me kryetarët e komunave të Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakÇerek milioni të larguar nga Kosova?!
Artikulli vijuesSindikalistët e Policisë Gjermane në mbrojtje të emigrantëve kosovarë