Sjellja e mirë ndaj injorantit

Sjellja e mirë ndaj injorantit

Pasi që një person të jetë larguar nga shoqëria e atyre shokëve injorantë dhe të jetë drejtuar shoqërisë së atyre të cilët janë pak (por e mira dhe ndikimi i mirë ekziston në këtë botë), ai atëhere do marrë një zell të ri dhe një drejtim të ri, dhe do bëhet i huaj për njerëzit – madje nëse ai është një i afërm ose një shok i ngushtë i tyre.

Kjo gjë do ta bëjë atë një i huaj, i dashur ndaj njerëzve. Ai mund të shohë qartë errësirën nga e cila ata vuajnë por ata nuk mund të shohim shkëlqesinë të cilën ai e gëzon. Ai i fal ata aq sa të mundet, përveç kësaj ai vazhdon duke i urdhëruar dhe duke i këshilluar ata për të mirë me gjithë fuqinë e tij. Kështu ai shikon tek ata me dy sy:

1. Me një sy ai njeh urdhërat dhe ndalimet e Allahut. Duke u bazuar në këtë ai i këshillon ose i paralajmëron ata, i zë për miq apo ose largohet prej tyre duke ua dhënë të drejtat e tyre dhe duke ruajtur të tijat.

2. Me syrin tjetër ai njeh përcaktimin dhe gjykimin e Allahut. Duke u bazuar në këtë ai simpatizohet me ta; ai bën dua për ta; ai i kërkon Allahut, subhanehu ve teala, që t’i falë. Ai kërkon arsyetim për ta në çështjet që nuk dhunojnë urdhërat dhe sheriatin e Allahut. Ai u afrohet me këndshmëri, dhëmbshuri dhe falje, duke iu përmbajtur urdhërave të Allahut (drejtuar të dërguarit të tij): ”Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirën dhe largohu prej të padijshmëve”. [Araf: 199]

Nëse një person i përmbahet këtij ajeti kjo i mjafton atij dhe e shëron atë. Ajeti thërret për:

1. Sjelljet e mira në marrëdhënjen me njerëzit: duke i falur ata dhe duke treguar ndaj atyre dhëmbshuri…

2. Përmbushja e të drejtave të Allahut te njerëzit duke urdhëruar për ate çfarë është e mirë…

3. Shmangia e të keqes së tyre, duke u ruajtur nga dëmi i injorancës së tyre pa u përpjekur për tu hakmarrur ndaj tyre

Si mundet një person të arrijë perfeksionin? Dhe çfarë politike dhe sjelljeje mund të ketë në këtë botë si kjo? Nëse një njeri përpiqet ta ketë në konsideratë çdo të keqe që e arrin atë nga njerëzit…

Nëse ai i respektohet nga ata të gjithë atëhere çfarëdo që do të ketë midis tij dhe njerëzve do të jetë e mirë madje edhe nëse në dukje mund të duket e keqe. Vetëm e mira mund të rezultojë nga urdhërimi për të mirë madje dhe nëse është e përfshirë në një situatë të keqe dhe të dëmshme. Allahu, subhanehu ve teala ka thënë:

“S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh”. [En-Nur: 11]

Dhe Ai i është drejtuar të dërguarit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. [Ali Imran: 159]

Ky ajet e mëson të dërguarin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të përmbush të drejtat e Allahut dhe të drejtat e njerëzve. Kur njerëzit bëjnë gabim ata ose do të dhunojnë limitet e Allahut ose të dëmtojnë vet personalitetin e të dërguarit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Nëse ata dëmtojnë Resulullahun, sal-l all-llahu alejhi ve sel-lem, ai duhet t’i përgjigjet kësaj duke i falur ata. Por nëse ata i tejkalojnë limitet e Allahut atëhere ai, sal-l all-llahu alejhi ve sel-lem, duhet t’i kërkojë Allahut, subhanehu ve teala që Ai t’i falë ata dhe që t’ua zbutë zemrat e tyre.

Gjithashtu ai, sal-l all-llahu alejhi ve sel-lem, duhet të nxjerrë mendimet e tyre duke i konsultuar ata sepse kjo i bën ata më të prirur për tu bërë më të bindshëm dhe të vullnetshëm për të pranuar këshillën. Menjëherë kur formohet vendimi i tij ai nuk duhet të kërkojë këshillë më por duhet të mbështetet tek Allahu dhe të vazhdojë para për të përmbushë ate çfarë ai ka vendosur, sepse Allahu do ata të cilët i besojnë Atij.

Imam Ibën Kajjim el-Xhevzijje

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Marrë nga: islamweb. net

Imam Ibën Kajjim el-Xhevzijje,

Artikulli paraprakHekuri në Kuran (mrekulli)
Artikulli vijuesNuk ka moment në Tokë pa ezan